LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ohri i bashkangjitet protestës qytetare

Edhe Ohri i bashkangjitet protestës qytetare

Nga dita e sontme, hartës së protestave qytetare zgjerohet me qytetin e Ohrit. Protesta do të nisë nga ora 18, dhe qëllimi i tyre është i njejtë, pra ngritja e zërit për ndryshime në shtet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestat janë paralajmëruar si reagim i të gjithë qytetarëve, ndaj veprimeve të fundit politike të kryetarit Ivanov dhe partisë në pushtet, si edhe për një të ardhme më të mirë.


Organizatorët i kanë ftuar policët që t’i ulin mburojat dhe t’u bashkohen, siç thonë, anës së të vërtetës./Telegrafi/