LAJMI I FUNDIT:

Edhe OBRM-PDUKM i hyn kalkulimeve për formimin e Qeverisë e Maqedonisë

Edhe OBRM-PDUKM i hyn kalkulimeve për formimin e Qeverisë e Maqedonisë

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së e ka konfirmuar vendimin e Komitetit Ekzekutiv që të autorizohet lideri i partisë Hristijan Mickoski të negociojë për formimin e shumicës së re parlamentare.

Kryetari i komisionit statutar të partisë, Pançe Toshkovski sonte pas përfundimit të KQ të OBRM-PDUKM-së ka deklaruar se vendimi është sjellë njëzëri.


Krahas kësaj, Komiteti Qendror ka sjell edhe vendim për ndryshimin e Statutit të partisë që siç tha Toshkovski, “është në drejtim të demokratizimit më të madh të partisë”.

Një nga ndryshimet është ajo që kufizohet mandati i kryetarit të partisë, ose ai do të mund te drejtojë partinë dy mandate dhe eventualisht edhe një nëse zgjidhet me dy të tretat e shumicës në Kongres. Risi është edhe ajo që kërkesë për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm do të mund të dorëzojnë një e treta e anëtarëve të Komitetit qendror, jo si tani dy të tretat. Ndryshimet parashikojnë edhe përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave në organet e partisë.

“OBRM-PDUKM është partia e parë në Ballkan e cila me Statut e kufizon numrin e mandateve të funksionarëve të lartë të partisë, ndërsa kjo kërkesë i referohet edhe kryetarit të partisë. Në të ardhmen, kryetari i OBRM-PDUKM-së do të mund të jetë kryetar vetëm dy mandate në zgjedhje të rregullta dhe eventualisht do të mund të fitojë mandat të tretë nëse mbështetet nga dy e treta e anëtarëve të Kongresit”, ka thënë Toshkovski.

Statuti nuk parasheh kryetar nderi, apo siç shtoi Toshkovski, “as Nikolla Gruevski, as cilido ish kryetar nderi konform këtij statuti, nuk janë më kryetar nderi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori