LAJMI I FUNDIT:

Edhe një hap drejt suksesit për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji

Edhe një hap drejt suksesit për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji

Departamenti i zyrës së tatimeve në Norvegji i përgjigjët pozitivisht kërkesës së Lobit Euro-atlantik Shqiptar, për të liruar nga tatimi çdo shumë mbështetëse që i dhurohet kësaj organizate.

Ky vendim pozitiv vie, pasi Lobi Shqiptar kishte plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara të parapara nga ky departament.


Lobi Euro-atlantik Shqiptar është organizata e vetme mbarëkombëtare,në nivel shtetëror në Norvegji dhe atë global.

Synimi kryesor i Lobit Kombëtar është që të rrjetëzojë organizatën në mbarë diasporën dhe të ushtrojë aktivitetet e saja deri në realizimin e të gjitha objektivave të parapara në të gjitha nivelet e organizuara të interesave, në këto fusha:

Interesa të organizuara në fushën e ekonomisë, punës, biznesit, fushat sociale, në fushën e kulturës, shkencës, interesa në fushën e shoqërisë, aty ku jetojnë mërgimtarët.

Interesa të organizuara në fushën e vullnetarizmit, humanizmit, të shoqërisë intelektuale, në atë të medieve etj.

Mbrojtja e vlerave tona ,integrimi i mirëfilltë në shoqëri ku jetojmë dhe luftimi i dukurive negative, do mbetët kurdoherë në agjendën e aktiviteteve të LEASH.

Është e kuptueshme se për të fuqizuar një Lob Kombëtar,kërkohet mbështetje masive.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka filluar dukshëm të regjistroi një mbështetje serioze.

Deri më tani, LEASH ka gëzuar mbështetje nga dy institucione  shtetërore Norvegjeze, IMD dhe Departamenti i Kulturës.

Mbështetje të besueshme dhe qëndrueshme kemi nga bordi i LEASH dhe anëtaret tjerë vullnetarë nga Nëndega e LEASH-për Møre og Romsdal ,arkivistët në Kristiansand, Drammen, Stavanger, Molde dhe ca firma tjera të cilat do i bëjmë publike në një informim tjetër.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar , pas dy viteve aktivitet të bazuar vetëm në vullnetarizëm, për herë të parë ka bërë ftesë publike nga Nëndega e LEASH Ålesund, për mbështetje financiare nga publiku.

Ftesa përmban këto kërkesa për mbështetje:

Anëtarësimi vjetor për një anëtar nga mosha 16 vjeçare, 200 krona.

Mbështetjet nga bizneset private 2000 krona.

Kërkesa për sponsorues mbetët e hapur dhe e mirëpritur.

Të gjitha format e mbështetjes janë të bazuara në vullnetin e plotë të individëve.

Të gjithë përkrahësit e Lobit do kanë mundësi të njoftohen më raportin zyrtar të ekonomisë së organizatës.

Raportimi në zyrën tatimore është obligative dhe duhet të kryhet nga organi më autorizim shtetëror.

Mbështetja e juaj morale,ekonomike dhe çfarëdo forme tjetër, është një motivim dhe shtytje per punën tonë vullnetare pa asnjë formë pagese.

Ne duam t’i kryejmë porositë e Rilindësve tanë./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori