LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Veles referendum për vendosjen e emigrantëve

Edhe në Veles referendum për vendosjen e emigrantëve

Me 12 vota “për” dhe 8 “të përmbajtur” Këshilli i Komunës së Velesit solli vendim për nënshkrimin e referendumit në nivel lokal, në të cilin qytetarët do të deklarohen a janë për ndërtimin e kampeve për emigrantët, i cili do të mbajet më 15 tetor, së bashku me zgjedhjet lokale.

Këshilltarët nga shumica e udhëhequr nga OBRM-PDUKM nuk pranoi argumentet e këshilltarëve të LSDM-së, të cilët thanë se referendumi është absurd dhe se shfrytëzohet për tërheqjen e vëmendjes nga temat reale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për OBRM-PDUKM-në çështja e integrimit të emigrantëve në shoqërinë tonë është shumë me rëndësi dhe për kët duhet të vendosin qytetarët.

Këshilltarët e LSDM-së dorëzuan amendament me të cilin kërkuan që referendumi të mbahet një javë para zgjedhjeve lokale, por shumica nuk pranoi.

Përveç Velesit, referendum në të njëjtën ditë me zgjedhjet do të ketë edhe në disa qytete tjera, ku kryetarët e komunave janë nga radhët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/