LAJMI I FUNDIT:

Edhe meshkujt e “përjetojnë” shtatzëninë

Edhe meshkujt e “përjetojnë” shtatzëninë

Shtatzënia zakonisht emërohet edhe si “gjendje tjetër”, sepse numri i madh i ndryshimeve që përjeton organizmi i femrës është vërtet i jashtëzakonshëm.

Nuk janë vetëm femrat të atakuara nga dëshirat e pazakonta, gulçet dhe shpërthimet e emocioneve, sepse një studim i ri tregon se një e katërta e baballarëve të ardhshëm përjetojnë simptoma të ngjashme me gratë e tyre shtatzëna.

Në kohën e tashme, kur edhe meshkujt, edhe femrat kanë obligime të ngjashme, të dy punojnë dhe sakrifikohen për familje- meshkujt janë gjithnjë më të lidhur me fëmijët, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, për shkak të kësaj lidhjeje, përgjatë nëntë muajve të shtatzënisë nuk kalojnë vetëm femrat, por edhe burrat e tyre.

Në këtë periudhë mjaft emotive, rreth një e katërta e baballarëve të ardhshëm ndiejnë ndryshime të jashtëzakonshme.

Këto ndryshime manifestohen nëpërmjet dëshirës së pazakontë për ushqim ose për ushqime të caktuara, emocione të forcuara dhe ndryshime të menjëhershme të disponimit, kurse në raste ekstreme madje ndiejnë edhe dhimbje dhe gulçe në bark. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori