Përpos mbrojtësit Albian Hajdari edhe mesfushori Leon Avdullahu është pajtuar me kushtet e kontratës së re të Hoffenheimit.

“Motori” i gjigantit gjerman ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2031 me rritje page, ndërsa Hoffenheim gjithashtu nuk i ka vendosur ndonjë klauzolë lirimi.


Gazetari Florian Plettenberg raporton se gjithçka është mbyllur mes palëve, por për dallim nga Hajdari – Avdullahu po vëzhgohet tërë kohën nga Atletico Madridi dhe Atalanta.

“Kontrata e re e Leon Avdullahut, e kryer. Marrëveshje e kompletuar. Kontrata e vazhduar për dy vite, deri më 3031”.

“Rritje page. Gjithçka e nënshkruar dhe nuk ka klauzolë lirimi. Por, Atletico dhe Atalanta po e vëzhgojnë nga afër rritjen e tij”, shkroi ai.

Ndërkohë, për dallim nga dy yjet e Kosovës – Fisnik Asllani pritet të ndjekë rrugë tjetër dhe të largohet në verë, me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin si destinacione të mundshme./Telegrafi/

telegrafi sport app