LAJMI I FUNDIT:

Edhe kryetari i SBAShK-ut reagon ndaj deklaratave të Kurtit për drejtuesit e sindikatave

Edhe kryetari i SBAShK-ut reagon ndaj deklaratave të Kurtit për drejtuesit e sindikatave

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, e ka konsideruar “përzierje në punë të sindikatave” deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili uroi që të ndërrohen drejtuesit e sindikatave.

“Është hera e parë në gjithë vitet e pasluftës edhe pse kemi pasur mospajtime me shumë ish-kryeministra dhe ish-ministri, por kjo nuk ka ndodhur që të përzihet drejtëprdrejt në sindikata asnjëherë”, tha Jasharaj.


Sipas tij, nuk është detyrë e Kurtit që të tregojë se kush duhet të jetë në krye të sindikatave.

“Duke u deklaruar se duhet të kemi ndryshime në udhëheqësi, nuk është detyrë e Kurtit, sepse për SBAShK vendos vetëm anëtarësia e SBAShK-ut. Ata vendosin me votën e tyre se kush do të udhëheqë dhe ajo që di është se kam besimin e gjithë anëtarësisë, që do ta ruaj gjithmonë dhe janë ata kur vjen kongresi vendosin se kush do t’i udhëheqë dhe jo detyrë e kryeministrit Kurt”, tha Jasharaj për Kallxo.

Jasharaj shtoi se nuk “lodhet” se çka thotë Qeveria.

Syla: Po na kërcënon Kurti, nesër do t’u ankohem ambasadave - koha e diktatorëve ka kaluar
Lexo po ashtu Syla: Po na kërcënon Kurti, nesër do t’u ankohem ambasadave - koha e diktatorëve ka kaluar

“Unë nuk lodhem çka thotë Qeveria sepse vetëm anëtarësia më zgjedh dhe jo Qeveria. Kurti ka mjaft punë për të bërë dhe është detyrë e tyre të flasin me sindikatat dhe jo të përzihen në punën tonë”, shtoi më tej Jasharaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se është mirë që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, njësoj siç kanë ndodhur ndryshime në politikë.

Kurti u shpreh kështu në një konferencë për media sot kur u pyet për grevat që janë mbajtur nga Sindikata e Shëndetësisë dhe disa sindikata të tjera sa i përket Ligjit për Paga.

Tahiri i reagon Kurtit pas deklaratës për ndryshim të kryesindikalistëve: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave
Lexo po ashtu Tahiri i reagon Kurtit pas deklaratës për ndryshim të kryesindikalistëve: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave

Më 25 nëntor dhe më 2 dhjetor, stafi shëndetësor kanë mbajtur grevë 8-orëshe. Në krye të kësaj greve ishte kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla.

Grevistët kërkonin nga Qeveria e Kosovës që të miratohet me urgjencë Ligji për Paga. Një kërkesë të tillë e kishte edhe SBAShK, që kishte paralajmëruar protestë më 4 dhjetor, por e kishin anuluar, pas një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që kanë biseduar për Ligjin për Paga.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori