LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kosova është prekur nga vjedhja e të dhënave personale – eksperti Hekuran Doli tregon si mund të keni qenë ju “viktimë”

Edhe Kosova është prekur nga vjedhja e të dhënave personale – eksperti Hekuran Doli tregon si mund të keni qenë ju “viktimë”

Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli duke e komentuar skandalin e rrjetit social Facebook me keqpërdorimin e të dhënave personale të dhjetëra miliona njerëzve, ka theksuar se edhe Kosova nuk ka mbetur pa u prekur nga një fenomen i tillë.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kontesti i fundit në mes të Facebook dhe Cambridge Analytica nuk është një rast i izoluar i cenimit të privatësisë përmes rrjeteve sociale.


“Ne fakt, ky është një nga qindra mijëra raste kur të dhënat personale të qytetarëve që përdorin rrjetet sociale kane rrjedhur në publik. Kjo për arsye se vetë platformat e rrjeteve sociale mundësojnë një gjë të tillë”, ka theksuar Doli.

Ai mendon se nuk është fare e rëndësishme nëse qytetarët e Kosovës kanë pësuar nga rasti në fjalë apo jo.

“Nëse jo nga ky rast, qytetarët e Kosovës mund të ju ketë cenuar privatësia, pa dijeninë e tyre, përmes aplikacioneve te tjera, autorët e të cilëve mund të kenë qenë edhe më të papërgjegjshëm sesa Cambridge Analytica, ku të dhënat e tyre mund të jenë përdorur për qëllime edhe më të rrezikshme sesa për qëllimet që i ka përdorur Cambridge Analytica”, ka theksuar Doli.

Sipas tij, që nga viti 2010, Facebook u ka lejuar integrimin e aplikacioneve softuerike, të zhvilluar nga palë të treta, në platformën e tyre.

“Për të ju mundësuar funksionalitetin, Facebook ka lejuar që këto aplikacione softuerike të kenë mundësinë e shkarkimit të informatave personale të abonentëve që përdorin këto informacione”, ka thënë ai.

Më tutje Doli ka sqaruar se përdoruesit që kanë vendosur të shfrytëzojnë këto aplikacione, janë pyetur në mënyrë të qartë nga Facebook nëse janë te vetëdijshëm për dhënien e informacioneve individuale me palën e tretë.

“Deri në këtë pikë gjithçka është në rregull pasi që shfrytëzuesit me vetëdijen e tyre, pavarësisht se qytetarët kosovarë për shkak të problemeve me gjuhën angleze mund të mos e kenë kuptuar drejtë veprimin e tyre, i kanë dhënë informacionet personale. Pjesa e cila nuk është në rregull, dhe që mund të cilësohet e rrezikshme, është se Facebook përpos informacioneve personale të shfrytëzuesit të aplikacionit ka lejuar rrjedhjen e informacioneve personale edhe të shokëve të shfrytëzuesit, sikurse në rastin e Aleksandr Kogan ku përmes 300 mijë shfrytëzuesve të pyetësorit të tij ka arritur të grumbulloi detajet personale të 87 milionë shfrytëzuesve të platformës Facebook”, ka thënë ai.

Sipas tij, përpos detajeve bazike individuale, Facebook ka lejuar rrjedhjen e detajeve të hollësishme mbi shfrytëzuesit e platformës se tyre siç bie fjala datën e lindjes, adresën, nivelin e edukimit, bindjet politike, religjioze, detaje mbi shkollimin, marrëdhëniet në mes njerëzve, faqet e pëlqyera, mesazhet, etj.

“Facebook qëllimisht e ka lejuar rrjedhjen e informatave në këtë mënyrë, besoj se këtë e ka bere duke vlerësuar faktin se këto informata edhe ashtu janë publike ne platformën e tyre dhe po ashtu duke mirëbesuar partneritetin me palët e treta. Edhe vetë dokumenti i rregullores mbi shfrytëzimin e platformës se Facebook e specifikon mënyrën se si duhet te shfrytëzohen informatat e grumbulluara dhe në mënyrë strikte ndalon shfrytëzimin e të dhënave për qëllime të tjera përveç se për qëllime të mbarëvajtjes së aplikacioneve të integruara me platformën e tyre”, ka shtuar Doli.

Eksperti i sigurisë kibernetike ka theksuar për Telegrafin se rasti i Aleksandr Kogan dhe Cambridge Analytica është bërë skandal për shkak se ky institut sipas tij, i ka shitur informacionet e grumbulluara dhe ato janë shfrytëzuar për të influencuar bindjet e votuesve në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë.

“Në këtë mënyrë është tradhtuar marrëveshja në mes të Cambridge Analytica dhe Facebook, dhe në anën tjetër në mes të Facebook dhe shfrytëzuesve të tij. Ky rast është identifikuar dhe denoncuar, mirëpo jam i bindur se ekzistojnë raste te panumërta kur të dhënat e shfrytëzuesve janë grumbulluar në mënyrë të ngjashme dhe shfrytëzuar për qëllime nga më të ndryshmet”, ka shtuar Doli.

Ndryshe, rrjeti më i fuqishëm social Facebook është përfshirë në një skandal që ka tronditur shumë shtete, me theks të vecantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Publikimi i lajmit se firma politike e lidhur me fushatën e presidentit Trump, Cambridge Analytica, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, përveç ndezjes së debatit ka bërë që drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg të raportojë para Kongresit dhe Senatit amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori