LAJMI I FUNDIT:

Edhe kjo ndodh në Itali – mafia shfrytëzon subvencionet e Bashkimit Evropian

Edhe kjo ndodh në Itali – mafia shfrytëzon subvencionet e Bashkimit Evropian

Mafia në Sicili shfrytëzoi subvencionet e Bashkimit Evropian (BE) për fushat “fantome”.

Policia në Sicili arrestoi 37 persona, disa prej të cilëve dyshohet se janë anëtarë të mafias, për mashtrim me subvencionet e BE-së, raporton sot theguardian.


Pas një hetimi, 91 persona u dënuan në muajin nëntor të vitit 2022 për keqpërdorim të më shumë se pesë milionë euro subvencione midis 2010 dhe 2017.

Subvencionet përfshinin fonde për mijëra hektarë tokë bujqësore “fantome” në pjesën lindore të Sicilisë, të cilat ose nuk ekzistonin, u vodhën nga fermerët ose ishin në pronësi të qeverisë italiane apo rajonale.

Hetimi më i fundit u nis në vitin 2023 dhe u mbështet në dëshminë e tre bashkëpunëtorëve që ishin pjesë e grupit mafioz Batanesi, një nga familjet më të vjetra të krimit në ishull.

Më shumë se 150 kompani dyshohet se kanë marrë pjesë në mashtrim.

Akuzat përfshijnë konspiracion kriminal, zhvatje, transferim mashtrues të pronës, mashtrim kundër shtetit, pastrim parash, si dhe tentativë për dhunë.

Ndryshe, në mesin e të arrestuarve në Messina janë anëtarë të klaneve Batanesi, Bontempo Scavo dhe Tortorici. /Telegrafi/