LAJMI I FUNDIT:

Edhe ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri, pjesë e listës së të kërkuarve nga INTERPOL-i

Edhe ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri, pjesë e listës së të kërkuarve nga INTERPOL-i

Uglesha Jarediq, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është njëri nga 20 personat që hyjnë në listën e të kërkuarve nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Edhe Jarediq ka emrin në listë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.


Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediq, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës.

Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediqit përmendet si i përfshirë në këtë rast.

Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediq shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë.

Jarediq kishte udhëhequr Njësinë Speciale në Mitrovicën Veriore deri pak javësh, para se policët të ofronin dorëheqje masive.

Rashiq konfirmon, INTERPOL-i ka lëshuar urdhër-arrest për Radoiçiqin
Lexo po ashtu Rashiq konfirmon, INTERPOL-i ka lëshuar urdhër-arrest për Radoiçiqin

Ai ishte suspenduar nga detyra edhe në shkurt të vitit të kaluar nën dyshimet për kryerje të veprës penale dhunë në familje.

Ish-bashkëshortja e tij e kishte raportuar për dhunë në familje Jarediqin e më pas i njëjti ishte suspenduar.Listës i prin Millan Radoiçiq.

Në anën tjetër, personat e tjerë në listën me fletarrest janë: L. S., M. R., M. J., M. K., M. V., M. V., N. S., S. P., S. J., S. R., T. V., U. J., U. M., V. Gj., V. R., V. V., V. A., V. J., A. M.

Në bazë të të dhënave dhe emrave të këtyre persona, KALLXO.com ka identifikuar se në mesin e tashmë të kërkuarve me fletarrest, ka prej tyre që kanë qenë edhe pjesë e protestave të dhunshme në Zveçan kur u sulmuan ushtarët e KFOR-it. Po ashtu në mesin e të kërkuarve nga INTERPOL-i ka edhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lideri i specialëve të veriut ishte portretizuar si person me ndikim në veriun e Kosovës ndërsa në raste ishte shfaqur edhe duke udhëhequr njësitë speciale të policisë.

Grupit terrorist që u vendos në Banjskë më 24 shtator, i priu ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Radoiçiq përshkruhet si njeri që kishte ndikim tek strukturat e policisë në veriun e Kosovës.

Ish-shefi i operativës së policisë Zhelko Bojiq ishte arratisur pasi është vënë në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Bashkë me Bojiqin për këtë rast hetohet edhe Millan Radoiçiq.

Për ndikime në strukturat e policisë në veri Radoiçiq ishte përmendur edhe në raste të tjera.

Ai në vazhdimësi ka arritur t`i arratisej policisë.

Komandanti i pikës kufitare në atë kohë në Bërnjak Millosh Dençetoviq dhe polici Jovan Jokoviq ishin suspenduar për rastin e arratisjes së Radoiçiqit.