LAJMI I FUNDIT:

Edhe fëmijët mund të sëmuren nga depresioni

Edhe fëmijët mund të sëmuren nga depresioni

Hulumtimet kanë treguar që nga depresioni sëmuret një ndër njëzet fëmijë. Është me rëndësi të dallohet kur fëmija është i palumtur dhe kur është në depresion.

Pikëllimi normal vjen dhe kalon dhe është rezultat i ndonjë ngjarjeje. Depresioni klinik, ndërkaq, gjithmonë është i pranishëm edhe te fëmija ekziston ndjenja e acarimit dhe e mungesës së interesimit për të marrë pjesë në aktivitete të caktuara.


Disa ndryshime të mëdha në shtëpi, siç janë vdekja e anëtarit të familjes, divorci dhe shpërngulja, mund të çojnë në ndryshime të dukshme te fëmijët.

Është normale që të brengoseni nëse fëmija nuk ka miq të afërt, posaçërisht nëse është i moshës parashkollore kur tashmë do të duhej të kishte shoqen apo shokun më të dashur, transmeton Telegrafi.

Simptomat të cilat e karakterizojnë depresionin te fëmija dhe adoleshenca janë:

– Dhembja e shpeshtë e kokës, dhembja në stomak dhe molisja,

– Mungesa e interesimit për pjesëmarrje në festime dhe argëtime të cilat organizohen në institucionin parashkollor,

– Pakënaqësia e vazhdueshme, acarimi, britma dhe të qarët,

– Fëmija vazhdimisht është i acaruar,

– Mungesa e interesimit për lojë me miqtë,

– Vështirësitë në komunikim me fëmijët e tjerë,

– Ndjeshmëria e tepruar dhe frika nga mossuksesi.

Përgjegjësia më e madhe u bie prindërve. Ata patjetër duhet të zbulojnë shkaktarët dhe të përpiqen t’i eliminojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Prindërit duhet patjetër vazhdimisht të bisedojnë me fëmijët e tyre dhe t’u kushtojnë mjaft kohë.

Acarimi është simptoma më e shpeshtë

Dallimi kryesor midis depresionit te të rriturit dhe te fëmijët është që të rriturit ndihen shpirtërisht të thyer, ndërkaq fëmijët të acaruar.

Fëmijët të cilët vuajnë nga depresioni nuk është e thënë që tregojnë vetëm shenjat e acarimit. Më së shpeshti shqetësohen lehtë dhe nuk kanë kontroll mbi sjelljet e tyre. Shpesh nuk mund të identifikojnë atë që ndiejnë dhe ta shfaqin atë me fjalë.

Diagnostikimi i hershëm është i rëndësishëm. Depresioni kronik mund të ndryshojë strukturën e trurit.

Hulumtimet kanë treguar që depresioni kronik mund të zvogëlojë hipotampusin, pjesën e trurit i cili ndihmon në rregullimin e emocioneve.

Depresioni atëherë shkakton probleme në shkollë, alkooli dhe droga bëhen rrezik për fëmijë, ndërkaq në rastet më të rënda mund të shtojë rrezikun nga shfaqja e mendimeve vetëvrasëse. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

Prindër dhe fëmijë
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Pesë ushtrime të thjeshta që do ta hollojnë belin tuaj më shumë se një korse! (Foto + Video)

Pesë ushtrime të thjeshta që do ta hollojnë belin tuaj më shumë se një korse! (Foto + Video)

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori