LAJMI I FUNDIT:

Edhe Britania mirëpret emërimin e Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun

Edhe Britania mirëpret emërimin e Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun

Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur emërimin e Mirosllav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.


“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur prej kohësh Dialogun e lehtësuar nga BE si rrugë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të siguruar përparim drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në komunikatë.

Italia dhe Franca i ofrojnë mbështetje Lajçakut për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Italia dhe Franca i ofrojnë mbështetje Lajçakut për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më tej theksohet se Britania mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse duke respektuar integritetin territorial.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon, si pjesë e një qasjeje të unifikuar ndërkombëtare, për të mbështetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, duke respektuar integritetin territorial, i cili është i pranueshëm për qytetarët e të dy vendeve dhe do të japë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin”, thuhet në fund.

Mandati fillestar i Lajçakut, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd do të jetë 12 muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

Siguri
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Lajme
Kalo në kategori