Zyrtarët e Arizonës certifikuan fitoren e ngushtë në këtë shtet të Joe Bidenit ndaj Presidentit Donald Trump.
Sekretarja demokrate e Shtetit, Katie Hobbs dhe Guvernatori Republikan, Doug Ducey këmbëngulën në integritetin e zgjedhjeve edhe pse avokatët e zotit Trump edhe të hënën argumentuan tek nëntë ligjvënës republikanë se zgjedhjet u shoqëruan me manipulime, por pa ofruar prova mbi këto pretendime.
Zoti Ducey tha se “ne i zhvillojmë mirë zgjedhjet këtu në Arizona. Sistemi është i fortë”.
Zoti Biden e fitoi Arizonën me 0.3 për qind më shumë ose me një diferencë pak më poshtë se 10,500 vota, nga rreth 3.4 milionë votave të hedhura gjithsej në këtë shtet. Ai është demokrati i dytë në 70 vite që fiton Arizonën.
Certifikimi gjithashtu i hap rrugën demokratit Mark Kelly për të marrë vendin e tij në Senatin amerikan, duke zyrtarizuar fitoren e tij në një proces zgjedhor të veçantë për të zëvendësuar të ndjerin John McCain. Zoti Kelly pritet të bëjë betimin të mërkurën në Uashington.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden po bën përgatitjet e para zyrtare për inaugurimin e tij më 20 janar, duke bërë publike emrat e komitetit përurues që do të koordinojë veprimtaritë për ditën që ai dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të marrin detyrën.
Zoti Biden pritet të emërojë presidentin e universitetit shtetëror të Delauerit, Tony Allen për të shërbyer si shef ekzekutiv i komitetit përurues presidencial dhe shefin operativ të fushatës Maju Varghese si drejtor ekzekutiv të grupit.
Komiteti përurues punon në koordinim me grupin e planifikimit të Kongresit për të bashkërenduar ceremoninë në Kapitol si dhe organizon ballon zyrtare dhe aktivitete të tjera që lidhen me betimin.
Formati i aktiviteteve mbetet i paqartë ndërsa infektimet e reja me coronavirus vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.
Në një deklaratë të hënën, komiteti përurues tha se do të punojë duke patur “përparësi garantimin e sigurisë për njerëzit dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19-s gjatë përfshirjes së të gjithë amerikanëve” në festime. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët