LAJMI I FUNDIT:

Edhe 56 objekte mbesin të uzurpuara

Edhe 56 objekte mbesin të uzurpuara

Lirimi i objekteve të uzurpuara, shpërndarja e 20 përqindëshit, rritja e inkasimit prej qirave, janë këto disa prej atë arritura që sot menaxhmenti dhe anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), i kanë prezantuar.

Ata kanë paraqitur edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit , por që u zotuan që vitin që vjen do t’i përfundojnë. Pa dyshim që çështja e riorganizimit të kombinatit “Trepça”, sipas zyrtarëve të AKP-sëtë përfundoj vitin që vjen. Po ashtu kryetari i Bordit të AKP-së, , Petrit Gashi, ka thënë se asetet që ndodhen jashtë Kosovës kanë filluar të trajtohen këtë vit por është zotuar që vitin që vjen do të merren më intensivisht me këtë çështje.


“Sfidat janë të shumta që na presin. Ka asete të shumta që janë në proces të trajtohen dhe të shiten. Sfidat tjera që lidhen me shpronësimet . Kemi edhe një pjesë të aseteve të cilat janë ende një pjesë fatmirësisht e vogël e aseteve që duhet të lirohen nga uzurpatoret që janë jashtë Kosovës e që ne jemi marrë gjatë 2016 . Por intensivisht do të merrmi në 2017”, tha Gashi.

Ndërsa, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, ka thënë se përveç ndarjes së 20 përqindëshit që është bërë në shumën prej 5 .5 milion euro, AKP ka arritur të lirojë objektet e uzurpuara që prej 217 sa ishin, kanë mbetur edhe 56 prej tyre mbetet që vitin që vjen të trajtohen.

“Shpërndarja e 20 për qind për punëtoret e ndërmarrjeve shoqërore i cili këtë vit shumë kjo e cila ka arrit mbi 5 milionë e gjysmë euro….Në fund të vitit 2015 kanë qenë në një listë të publikuar 217 uzurpatorë të klasifikuar si të tillë të cilët kanë qenë në mënyrë jo ligjore duke shfrytëzuar asetet tona, përderisa tani këtë vit po përmbyllim etëm me 56 prej tyre. Kemi marrë përsipër edhe kemi filluar si objektiv që vitin 2017 ta përmbyllim me zero uzurpator”, tha Hajdari.

Ai po ashtu tha se falë lirimit të uzurpimeve , AKP ka rrit inkasimin e qirasë.
“Kjo ndërlidhet shumë edhe me aksionet që i kemi pasur për gjatë këtij viti për lirimin ,të arritur , aseteve të uzurpuara, edhe kjo ka nxjerrë si rezultat një ngritje të jashtëzakonshëm të inkasimit të qerasë , me ç’rast ne vetëm këtë vit kemi mbledh diku afër 3.89 milionë euro. Vetëm sa për ilustrim 12 vite të funksionimit të AKP-së prej qershorit 2002 deri në dhjetor 2014 janë inkasuar diku rreth 4.4 milionë euro, përderisa ne vetëm këtë vit kemi inkasuar 3.8 milionë euro”, tha Hajdari.

Ndërsa sipas tij, diku mbi 17 milionë euro u janë shpërndarë kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore , për 117 ndërmarrje shoqërore që beson se vitin e ardhshëm kjo vlerë do të rritet.

Ai po ashtu tha se janë rreth 23 mijë kërkesa kreditore lëndë të cilat gjenden pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Ndërsa, Ranko Gjokiq anëtar i bordit të AKP-së, tha se ka mospajtime sa i përket çështjes së Trepçës, duke shuar se nuk kanë gjetur pajtim tek çështja e pronës dhe statusit të Trepçës. Por që në pjesë të tjera janë pajtuar.

“Aty ku nuk kemi pasur pajtim të plotë sa i përket bordit të drejtorëve në kuptimit në nivelit të lartë të vendosjes është përcaktimi i statusit të ndërmarrjeve shoqërore. Përse qasjet e ndryshme në interpretimin e asaj çka ka qenë sa i përket transformimit pronësor edhe pranimit apo mos pranimi i caktimit të transformimit pronësor”, tha Gjokiq.

Po ashtu në këtë konferencë janë prezantuar edhe numri i aseteve të uzurpuara që kryesisht shfrytëzohen prej institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori