Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik pasi një tjetër “vit i artë” pa pasurinë e tij që thuhet se u rrit me 40 milionë funte (47.2 milionë euro), sipas listës së pasur të përpiluar nga Sunday Times Music.
Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funtesh (307 milionë euro), shkruan DailyMail.
Sir Paul McCartney, 79 vjeç, pretendon numrin një në renditje me një pasuri prej 865 milionë funtesh (një miliard euro), të cilën ai e ndan me gruan e tij amerikane Nancy Shevell, por hartuesi i listës beson se Sheeran mund ta mposhtë atë duke arritur në një pasuri prej një miliard funtesh nëse vazhdon trajektoren e tij aktuale.
Kompozitori Andrew Lloyd Webber, 74 vjeç, ka pësuar rënie me 30 milionë funte (35 milionë euro), duke pasur 495 milionë funte (585 milionë euro) në total, zbritje e cila erdhi mes ndikimit të COVID-19 në botën e teatrit, por është ende në vendin e tretë.
Së fundmi ai njoftoi mbylljen e muzikalit të tij të ri në West End, “Cinderella (Hirushja)”, pasi u vonua vazhdimisht për shkak të pandemisë.
Teksa publikon albumin e tij të tretë solo, ish-ylli i ‘One Direction’, Harry Styles, 28 vjeç, i shton pasurisë së tij 25 milionë funte (29.5 milionë euro), duke e bërë atë muzikantin më të pasur nën moshën 30 vjeçare me një pasuri totale prej 100 milionë funtesh (118 milionë euro).
Vitet e fundit këngëtari ka nisur një turne në Amerikën e Veriut dhe ka nxjerrë në shitje albumin e tij të dytë “Fine Line” me komente pozitive.
Pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë funte (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë funtesh (70 milionë euro), këngëtarja Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.
Sting, ish-frontmeni i ‘The Police’, ka rritur pasurinë e tij personale me 100 milionë funte (118 milionë euro) në rreth 320 milionë (378 milionë euro) funte pasi shiti të drejtat e tij muzikore te Universal Music në fillim të këtij viti.
Në dhjetor 2020, Universal bleu të gjithë koleksionin e këngëve të Bob Dylan për një shumë prej 300 milionë dollarësh (354 milionë euro) amerikanë.
Rokerët e grupit U2 janë hyrja kryesore irlandeze në listë, me vlerë së bashku 625 milionë funte (739 milionë euro), ndërsa ish-anëtari i ‘One Direction’, Niall Horan, 28 vjeç, është muzikanti i ri më i pasur i vendit, me pasuri në vlerë 52 milionë funte (61 milionë euro).
Robert Watts, përpiluesi i listës së të pasurve të Sunday Times, tha: “Shitja e të drejtave të tyre muzikore ka rezultuar jashtëzakonisht fitimprurëse për shumë nga artistët në listën e pasur me muzikë – veçanërisht ata që kishin pandemi të qetë”.
“Ne presim që rikthimi në turne pas COVID-it do të shohë që shumë prej këtyre këngëtarëve dhe grupeve të fitojnë mirë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Duket se muzikantët e vjetër nuk dalin kurrë në pension, ata thjesht bëhen më të pasur”, shtoi ai.
“Një tjetër vit i artë për Ed Sheeran na bën të besojmë se ai me kalimin e kohës mund t’ia kalojë Paul McCartney për t’u bërë muzikanti i parë miliarder britanik”, theksoi Watts. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit