Ed Sheeran, 34 vjeç po vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij tashmë mbresëlënëse të pasurive të paluajtshme. Këngëtari britanik, pasuria e të cilit vlerësohet mbi 300 milionë paund (rreth 350 milionë euro), këto ditë ka blerë një apartament të ri në Brooklyn të New York-ut me vlerë prej 9 milionë funte – pra mbi 10 milionë euro, shkruan Daily Mail.

Apartamenti ndodhet në një kompleks luksoz buzë detit, dhe veçanërisht interesant është fakti se fqinj i tij atje është reperi i njohur amerikan Kendrick Lamar. Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn, me të cilën është martuar që nga viti 2019 dhe me të cilën ka dy vajza – Lyra (4 vjeç) dhe Jupiter (2 vjeç), prej një kohe të gjatë kishin qenë me qira në të njëjtën ndërtesë, duke paguar plot 25 mijë paund në muaj.


Blerja e re është realizuar përmes një kompanie të veçantë të krijuar nga Ed dhe Cherry, dhe sipas dokumenteve në New York, transaksioni është kryer pa kredi – apartamenti është blerë me para në dorë. Kjo u ka sjellë atyre disa përfitime fiskale, veçanërisht në rast se në të ardhmen vendosin ta shesin pronën.

ed2 scaled

Apartamenti ka një sipërfaqe prej rreth 315 metrash katrorë dhe ofron luks të plotë, duke përfshirë dy palestra, recepsion 24-orësh dhe garazh me karikues për automjete elektrike.

Kjo nuk është prona e vetme që zotëron artisti i famshëm. Në Mbretërinë e Bashkuar, ai ka të paktën 27 prona, përfshirë një rezidencë të shtrenjtë në Notting Hill me vlerë 20 milionë funte, si dhe apartamente në zonat më elitare të Londrës si Covent Garden, Holland Park dhe Whitechapel.

Në Holland Park, Ed zotëron pesë prona me vlerë totale prej 31 milionë paund, ndërsa pranë qendrës për kafshë Battersea Dogs and Cats Home ai ka edhe dy apartamente të tjera. Për më tepër, ai ka katër apartamente në Covent Garden dhe pesë apartamente në kullën Wiverton Tower në Whitechapel. Vetëm këto prona së bashku vlejnë mbi 45 milionë funte.

Ed gjithashtu është pronar i restorantit të njohur “Bertie Blossoms” në rrugën Portobello në Londër. Jashtë qytetit, ai ka një vilë në Itali me vreshtat e veta dhe një pronë të madhe në Suffolk që vendasit e quajnë “Sheeranville”.

Në qytetin e tij të lindjes Framlingham në Suffolk, ku u shpërngul në vitin 2012 në një shtëpi të vjetër fshati, Ed ka blerë më pas edhe katër prona të tjera përreth, duke krijuar kështu një kompleks privat personal.

Thuhet se disa nga pronat në Londër i ka blerë pikërisht për të shmangur ankesat nga fqinjët për zhurmën gjatë festave private. /Telegrafi/