LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Komuna e Tetovës të mos harrojë premimet për transportin publik

Eco Guerilla: Komuna e Tetovës të mos harrojë premimet për transportin publik

Lëvizja qytetare “Eco Guerilla” ka reaguar në lidhje me informacionet që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Komuna e Tetovës për të furnizuar këtë të fundit me autobusë urban.

Nga “Eco Guerilla” thonë se Komuna e Tetovës edhe një herë është treguar joserioze ndaj nevojave të qytetarëve për transportin publik dhe është e painteresuar për të ulur ndotjen e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Duam t’i përkujtojmë Komunës së Tetovës dhe kreut të saj që e kanë fituar pushtetin duke ju premtuar qytetarëve ndër të tjera edhe transport publik efikas. Kërkojmë nga autoritetet lokale të mos tallen me nevojat e qytetarëve por t’ju shërbejnë atyre siç duhet dhe siç ju është premtuar. Poashtu duhet t’i përkujtojmë Komunës së Tetovës që rrugët dhe lagjet para shtëpive tona akoma nuk janë pastruar nga pluhuri i grumbulluar ndër vite i cili përbën rrezik të përditshëm për fëmijët dhe qytetarët e Tetovës”, thuhet në njoftim.

Ata më tej shtojnë se Komuna e Tetovës duhet të merr përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë dhe në bazë të ligjit dhe kompetencave të tyre sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje për këtë problem./Telegrafi/