EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me organizatat tjera të shoqërisë civile ka realizuar performancën publike të titulluar “Shadërvan Parking”, përmes të cilit aktivitet ka tërhequr vëmendjen për çështjen e parkingjeve private në zonën historike të Prizrenit.
Sipas një njoftimi, në saje të kësaj performance, sheshi i Shadërvanit për një orë është shndërruar në parking të automjeteve, si reagim kundër parkingjeve private në Qendrën Historike si dhe rrënimit të shtëpive të vjetra dhe adoptimit të këtyre parcelave në parkingje, derisa në anën tjetër institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë veprime për zbatimin e ligjit.
“Në kuadër të këtij aktiviteti në fillim të urës së Arastës dhe të Gurit janë vendosur shenjat e improvizuara “Shadërvan Parking”. Në sheshin Shadërvan janë prezantuar të dhëna në lidhje me parkingjet si dhe një numër automjetesh janë parkuar aty”.
“Prej 34 parkingjeve brenda dhe rreth qendrës historike të Prizrenit, diku 25 janë krijuar me rrënimin e shtëpive të vjetra”.
“Nga sipërfaqja e përgjithshme e parkingjeve del se vetëm 4.3 për qind janë parkingje publike, derisa 60.6 për qind janë private e 31.4 për qind janë parkingje joformale në trotuare e rrugë, që cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se po ashtu institucionet përgjegjëse nuk kanë prodhuar zgjidhje për problemin e parkingut, ku rrjedhimisht sektori privat e ka marrë përsipër zhvillimin e kësaj veprimtarie, me një shpërndarje kaotike.
“Prandaj, rekomandimi në këtë rast që i adresohet institucioneve përgjegjëse është hartimi i një plani të mobilitetit, me fokus të veçantë në transportin publik të qytetit dhe shtigjeve të çiklizmit, sikurse edhe ndërmarrja e masave ligjore kundër parkingjeve private, duke përfshirë edhe shenjëzimet e tyre që shfaqen si pengesë nëpër trotuare dhe rrugë”.
“Performanca publike “Shadërvan Parking” është realizuar në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Projekti “Qyteti gjithëpërfshirës…” synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e Ec Ma Ndryshe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi