LAJMI I FUNDIT:

eBay, rrjedhin të dhënat e 145 milionë përdoruesve

eBay, rrjedhin të dhënat e 145 milionë përdoruesve

eBay fillimisht mendoi se të dhënat e përdoruesve të saj ishin të sigurta pas brishtësisë të sigurisë nga e cila ranë viktimë kohëve të fundit.

Mirëpo siç rezultoi, ky nuk ishte rasti me sigurinë e eBay, pasi Reuters vuri në dukje në një nga raportet e saj të fundit, dhe eBay tani e ka konfirmuar se të dhënat personale që i përkasin 145 milionë përdoruesve të saj janë afektuar nga një sulm, duke e bërë atë një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të gjitha kohërave.

Me fjalë të tjera, nëse jeni përdorues i eBay, ju duhet ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj menjëherë, në qoftë se nuk e keni bërë tashmë.

"Për një periudhë shumë të gjatë kohore, ne nuk besonim se ka pasur ndonjë të dhënë të konsumatorëve të eBay e cila është afektuar" tha shefi i tregut global Devin Wenig për Reuters.


“Pasi mësuam se të dhënat janë “prekur” nga sulmi, eBay ka lëvizur shpejt për ta kuptuar sulmin ndaj të dhënave personale të përdoruesve” ka thënë Wenig.

Wenig tha se "miliona" përdorues të eBay tashmë i kanë ndryshuar fjalëkalimet e tyre, edhe pse ai nuk arriti të japë hollësi. Ekzekutivi i eBay gjithashtu tha se kompania është duke marrë masa për të mbrojtur rrjetin e saj në mënyrë që të sigurohet që një shkelje e ngjashme të mos ndodhë më në të ardhmen. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Teknologji
Kalo në kategori