LAJMI I FUNDIT:

E zë burrin me tjetrën, kinezja e nervozuar ia shkatërron veturën (Video)

E zë burrin me tjetrën, kinezja e nervozuar ia shkatërron veturën (Video)

Një grua që e kishte zënë burrin me tjetrën brenda veturës, humbi durimin dhe pa u menduar dy herë kërceu mbi veturë dhe filloi t’ia shkatërrojë me një mjet të fortë.

Ngjarja është filmuar nga kalimtarët e rastit në qytetin kinez Nanjing, që mbetën të shokuar kur panë gruan duke shkatërruar veturën e tipit Audi të burrit, i cili brenda po fshehte të dashurën, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si burri i saj nuk ndalej dhe vazhdonte të lëvizte me veturë, edhe pse gruaja e tij po qëndronte mbi kapakun e motorit me një mjet të fortë në dorë.

E zë të dashurin me tjetrën, e godet me revole elektrike - vajza e nervozuar përfundon në pranga (Video)
Lexo po ashtu E zë të dashurin me tjetrën, e godet me revole elektrike - vajza e nervozuar përfundon në pranga (Video)

Megjithatë, në një moment ajo arrin të ndalet dhe të futet brenda veturës për ta fyer të dashurën e tij, e cila gjithashtu humbi durimin dhe filloi t’ia kthen me të njëjtën monedhë.

Pas këtij “spektakli”, policia ka shoqëruar që të tre në stacion ku pas intervistimit janë liruar. /Telegrafi/