LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Klinika që ofron abortin në muajin e pestë

E tmerrshme: Klinika që ofron abortin në muajin e pestë

200 mijë lekë të vjetra për një abort në kundërshtim nëse mosha e shtatzënisë është katër muajshe dhe 300 mije lekë (të vejtra) nëse mosha e shtatzënisë është pesë muajshe.

Këto janë tarifat që përdor në klinikën private një mjeke gjinekologe në qytetin e Shkodrës.


Emisioni “Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e së hënë vendin ku mund të abortosh edhe në muajin e pestë të shtatzënisë.

Vera Haxhiu, gjinekologe e ofron këtë shërbim në klinikën e saj private në qytetin e Shkodrës kundrejt shumave që i vendos vetë në varësi të moshës së shtatzënisë.

Bisedat e transmetuara treguan pazarin e mjekes me pacienten, e cila për arsye familjare dhe braktisjes nga babai i fëmijës kërkon ndihmë për të ndërprerë shtatzënisë. Vajza është 20 javëshe shtatzënë, pra pesë muajshe.

Neni 10 i Ligjit Nr.8045, dt 7.12.1995 “për ndërprerjen e shtatzënisë”, tregon qartë se ndërprerja e vullnetshme e shtatzënisë mund të kryhet brenda javës së 12 të shtatzënisë.

Në kundërshtim me ligjin, mjekja Haxhiu shprehet se nuk ka asnjë problem për të abortuar, por kërkon parapagim që të nisë punën. Madje nuk pranon që t’i lëshojë as recetë mjekësore pacientes së paraqitet në klinikën e saj. Ajo tregon se ka lëshuar recetën mjekësore apo ka përfunduar punën dhe nuk e kanë paguar pasi kam bërë ndërhyrjen.

Gjatë bisedës me vajzën që kërkon të bëjë ndërhyrjen për ndërprerjen e shtatzënisë, mjekja me njohur me emrin Vera, i tregon se tarifat e saj janë shumë të ulëta në krahasim me tarifat që përdorin kolegët e saj në Tiranë. Sipas saj, në Tiranë kërkojnë 1 milionë lekë për ta bërë këtë ndërprerje të shtatzënisë në kundërshtim me ligjin.

Mjekja e ka shumë të qartë që po kryen një krim. Ajo thotë se “deri në javën e 12 mund të bësh abort, por në javën e 12 dhe një ditë më tepër quhet krim dhe mund të përfundosh në burg”.

Emisioni “Fiks Fare” transmetoj takimet e vajzës me mjeken në të cilat tregohet këmbëngulja e vajzës për të mësuar rreth rrezikut që mund t’i kanoset nga aborti në këtë fazë të shtatzënisë.

Mjekja i kërkon të mos e pyesë për rreziqet pasi edhe në dasmë mund të helmohesh nga një pjatë, ajo i tregon që rrezikshmëri ka pasi futet si një lindje normale.

Vajza shtatzënë, e shoqëruar nga dhe gazetarja e “Fiks Fare”, iu drejtua një tjetër klinike për të vërtetuar moshën e shtatzënisë, ku sipas mjekut pacientja ishte në javën e 20, plot 5 muaj shtatzënë. Sipas tij, nuk mund të bëhet aborti në këto kushte që është pacientja . “Ndërprerja e hemorragjisë është vështirë të kryhet pas abortit, po ashtu rreziku i infeksionit është i lartë”, tha mjeku. Ai tha që është mirë që ky abort të mos bëhet./Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori