Gavi është njëri nga talentet më të mëdha në botë për momentin.

Mesfushori spanjoll ka debutuar me vetëm 16 vite te ekipi i parë i Barcelonës, teksa tanimë ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Spanjës.


Trajneri i Spanjës, Luis Enrique vendosi të startojë me Gavin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, dhe talenti spanjoll nuk zhgënjeu.

Gavi 2

Me vetëm 17 vite mbi supe, Gavi ka qenë fantastik ndaj Italisë duke filluar ndeshjen nga minuta e parë.

Anëtari i Barcelonës luajti për 84 minuta, derisa përfundoi 53 pasime me saktësi prej 88,7% duke bërë edhe katër driblime dhe duke prekur topin 69 herë.

Gavi 5

Përveç statistikave mbresëlënëse, Gavi ishte shumë i mirë edhe në mbajtjen e topit, duke bërë të gjithë për vete.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Milanit, Barcelonës dhe Atletico Madrid, Dmetrio Albetrini e ka ngritur në qiell me lëvdata talentin spanjoll.

Albetrini e ka krahasuar Gavin me legjendën më të madhe italiane, Francesco Totti, pasi që të dy kanë debutuar me ekipin e parë në moshë të njëjtë 16 vjeçare.

Gavi 7

"Gavi është i jashtëzakonshëm, le ta quajmë atë Francesco Totti i ri. Në Spanjë lojtarët mund të vijnë nga ekipet e dyta dhe të ballafqohen me ata më me përvojë".

"Gavi është një lojtar i talentuar dhe talenti i tij po shihe menjëherë. Ai ka guxim të madh që kur i jep rastin e shfrytëzon pa frikë. Atë e pret një e ardhme e ndritur", deklaroi Albetrini.

ExkHMHeWYAMBm3t

Gavi e ka nisur karrierën te Real Betis, derisa në moshën 10 vjeçare është bashkuar me Akademinë e Barcelonës, La Masia. /Telegrafi/

telegrafi sport app