eksperti-banner

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër me shufër metalike disa herë në kokë.

Në raportin policor rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.


“Gjilan 22.06.2026 – 18:45. Më 23.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar dhe ky i fundit e ka sulmuar me shufër hekuri disa herë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/