E shpëtoi Genoan nga rënia, Daniele De Rossi në radarin e tre klubeve italiane

Daniele De Rossi ka rikthyer stabilitetin te Genoa, duke e nxjerrë skuadrën nga një situatë e vështirë në fillim të sezonit dhe duke shmangur rrezikun e rënies nga Serie A.
Pas emërimit të tij në stol, Genoa ka ndryshuar ndjeshëm formën, duke siguruar rezultate vendimtare që i kanë garantuar mbijetesën në elitën e futbollit italian. Ky transformim ka rritur vlerësimin për punën e trajnerit të ri, i cili tani shihet si një nga emrat në rritje në pankinat italiane.
Megjithatë, e ardhmja e De Rossit mund të mos jetë në Genoa, pasi disa klube të Serie A kanë nisur të monitorojnë situatën e tij.
Bologna raportohet si një nga skuadrat më të interesuara për të siguruar shërbimet e tij, duke e parë si një profil të përshtatshëm për projektin e tyre sportiv.

Gjithashtu, Fiorentina është në kërkim të një trajneri të ri, me disa lëvizje në pankinë që priten gjatë verës. Edhe pse prioriteti i tyre mund të jetë emra të tjerë, De Rossi mbetet një alternativë e mundshme në listë.
Në të njëjtën kohë, Como përmendet si një opsion më i komplikuar, pasi situata e tyre varet nga e ardhmja e trajnerit aktual cesc Fabregas dhe zhvillimet e mundshme në pankinat e klubeve më të mëdha.
Në këtë mënyrë, suksesi i De Rossit te Genoa ka hapur derën për një verë të nxehtë në tregun e trajnerëve në Itali, ku disa klube po e shohin atë si një nga emrat më premtues për projektet e tyre të ardhshme. /Telegrafi/





















































