LAJMI I FUNDIT:

E shpallin “të vdekur” në lajmet e rreme, reagon gazetarja Aida Shtino: Ata që lënduan pa të drejtë, do të vuajnë

E shpallin “të vdekur” në lajmet e rreme, reagon gazetarja Aida Shtino: Ata që lënduan pa të drejtë, do të vuajnë

Çdo ditë e më shumë personazhe të ndryshëm po bien pre e lajmeve të rreme në rrjetet sociale.

E radhës ka qenë gazetarja e njohur Aida Shtino, njëherësh ish-prezantuese e emisionit “Njerëz të humbur”.


Aida Shtino ka qenë autore dhe producente e programit të njohur investigativ “Njerëz të humbur” (Foto: Emisioni “Njerëz të humbur”)

Gazetarja e cila me vite të tëra u ka gjetur njerëzve personin e tyre të dashur duke ua kthyer në shtëpi, është dashur që gjatë ditës së sotme të ‘vihet në kërkim’ të vetvetes, pasi siç thotë ajo pasi pa lajmin rreth “vdekjes së saj”, as ajo vet nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur me të.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Instagram, Shtino tregoi se është mirë me shëndet, ndërsa ngre pikëpyetjet për ata që e bënë këtë gjë.

“Askush nuk i iken ndeshkimit te te pafajshmit….besoj se larg a vone te gjithe ata qe te lenduan pa te drejte, do te vuajne… Sot ne mengjes sa ngrihem dhe shikoj nje lajm qe ishte publikuar ne “mediat” tona se kisha vdekur. Ngela. Mendova me vete mos kam vdekur jam ne Parajse dhe gjithe kete skene po e shikoj andej?…Apo mos jam ne enderr?…Pickova veten te kuptoja…. Isha ne rregull. Pulsi me punonte. Zemra po. Isha gjalle. Po kush e publikoi? Pse?” (sic.), ka shkruar ajo në Instagram.

Foto: Aida Shtino/Instagram

Vet Aida Shtino muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, tha se pas shumë kohe asaj i është ringjallur dëshira për të nisur episodet e reja të emisionit “Njerëz të humbur”, duke shpresuar se në një të ardhme të afërt do ta rikthejë atë.

Aida Shtino, nga ke "humbur"?
Lexo po ashtu Aida Shtino, nga ke "humbur"?

Ajo ka disa vite që është tërhequr nga televizioni dhe jeton në Tiranë, ndërsa është në përgatitje të një libri, të cilin pret ta publikojë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Magazina
U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

Magazina
Dea Mishel

Dea Mishel "çmend" rrjetin me fotografitë në plazh - thekson linjat trupore

Magazina
Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

Magazina
Martohet ish-e dashura e Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey

Martohet ish-e dashura e Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey

Magazina
Kalo në kategori