A e shkakton coronavirusi diabetin: Mjekët janë të brengosur, insulinë u nevojitet edhe atyre të cilët nuk e kanë pasur sëmundjen e sheqerit
Të dhënat e reja tregojnë që coronavirusi mund të jetë shkaktar i shfaqjes së diabetit te personat e shëndetshëm
“Në bazë të periudhës së shkurtër të kontaktit të njerëzve me coronavirusin, mekanizmi i saktë me ndihmën e të cilit virusi ndikon në metabolizmin e glukozës është ende i paqartë dhe ne ende nuk e dimë a paraqet dukuria akute e diabetit te këta pacient tipin 1, tipin 2, apo një formë të re të diabetit”, ka thënë Francesco Rubino, MD, nga Kings College London, në një deklaratë për medie, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, a shkakton sindroma e rëndë, akute respiratore e coronavirusit 2 (SARS-CoV-2) diabetin te personat të cilët nuk kanë vuajtur nga ai para se të jenë infektuar me coronavirus?
“Nuk ka fakte të forta të cilat tregojnë që COVID-19 shkakton shfaqjen e diabetit”, ka thënë Riyaz Patel, MBBS, kardiolog, në London University, UK.
Ekspertë të shumtë theksojnë që të shikohet veprimi dydrejtimësh midis COVID-19 dhe diabetit. Të sëmurët nga diabeti më lehtë sëmuren nga infeksioni COVID-19.
Nga ana tjetër, infektimi me coronavirus 2 shkakton reagime të rënda metabolike te të sëmurët nga diabeti, duke përfshirë edhe ketoacidozën e diabetit dhe gjendjen hiperosmolare të cilat kërkojnë doza të larta insuline.
Mirëpo, ende nuk dihet a do të qëndrojnë ndryshimet në metabolizmin e glukozës edhe kur infeksioni qetësohet apo pas tij të zhduket.
Sa shpesh do të shfaqet ky diabet? A është ai diabet i tipit 1 apo 2?
“Ne ende nuk e dimë shpeshtësinë e shfaqjes së diabetit të sapokrijuar për shkak të sëmurjes nga COVID-19, Mirëpo, është e mundshme të coronavirusi rrit rrezikun nga diabeti i ri në të ardhmen”, ka thënë Paul Zimmet, profesor i diabetologjisë në Universitetin Monash, Australisë, dhe udhëheqës i hulumtimeve në projektin e regjistrit Covi Diab.
Diabeti, që ndodhet në mesin e sëmundjeve që shkakton rezultate serioze te pacientët me COVID-19, është sëmundja më e zakonshme pas sëmundjes kardiovaskulare, ndërsa u zbulua se rreziku i vdekjes së pacientëve me COVID-19 me diabet është 12 herë më i lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak