LAJMI I FUNDIT:

E pranoi edhe Kremlini – momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime

E pranoi edhe Kremlini – momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime

Disa pamje që janë publikuar në internet thuhet se tregojnë momentin kur një raketë shkatërruese ukrainase godet – gjatë natës – një luftanije ruse në Krimenë e pushtuar.

Pamjet e filmuara pranë portit të Feodosia tregojnë një top të madh zjarri që ngrihet në qiell pas një sulmi të dyshuar nga raketa Shadow, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ukraina thotë se ka kryer një sulm në Krime - Rusia konfirmon se është goditur një anije e saj
Lexo po ashtu Ukraina thotë se ka kryer një sulm në Krime - Rusia konfirmon se është goditur një anije e saj

Sulmi i Krishtlindjeve, për të cilin Kievi ka marrë përgjegjësinë, çoi në raporte të pakonfirmuara se dhjetëra njerëz ishin vrarë dhe anija ushtarake Novercherkassk u dëmtua rëndë.

Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Interfax kishte thënë se ministria e mbrojtjes konfirmoi se anija ishte dëmtuar.

Por guvernatori i territorit tha mëngjesin e sotëm se të paktën një person ishte vrarë dhe gjashtë ndërtesa u detyruan të evakuohen si pasojë e shpërthimit.

Ky është i fundit në një seri sulmesh që synojnë anijet luftarake ruse në Detin e Zi, ndërsa Ukraina vazhdon luftën e saj kundër trupave të Vladimir Putinit, pas fillimit të agresionit të tij në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori