LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka kryer një sulm në Krime – Rusia konfirmon se është goditur një anije e saj

Ukraina thotë se ka kryer një sulm në Krime – Rusia konfirmon se është goditur një anije e saj

Ukraina thotë se ka kryer një sulm ajror në qytetin port të Feodosia në Krime.

Mykola Oleshchuk, komandanti i forcave ajrore të Ukrainës tha se sulmi shkatërroi një anije të marinës ruse të njohur si anija zbarkuese Novocherkask, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha: “Dhe flota në Rusi po bëhet gjithnjë e më e vogël”.


“Faleminderit pilotëve të Forcave Ajrore dhe të gjithë të përfshirëve”.

Dhe agjencia ruse e lajmeve Interfax thotë se ministria e mbrojtjes konfirmoi se anija ishte dëmtuar.

Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë i vendosur nga Rusia, raportohet të ketë thënë se një person është vrarë dhe dy janë plagosur në sulmin ajror nga Ukraina.

Ndërkohë pamjet e postuara në disa media ruse treguan shpërthime dhe zjarre të fuqishme mbi zonën, e cila ka një popullsi prej rreth 69,000 njerëz.

Trenat nga qyteti portual u devijuan dhe trafiku rrugor u bllokua pjesërisht si rezultat i sulmit, tha administrata e Krimesë e instaluar nga Rusia.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që u dënua gjerësisht.

Zona është një territor i rëndësishëm strategjik në Detin e Zi dhe ndërsa lufta në Ukrainë ka vazhduar, Volodymyr Zelensky ka qenë i qartë se ndërsa trupat ukrainase kanë siguruar gjithnjë e më shumë fitore në fushën e betejës, forcat e tij të armatosura po synojnë ta rimarrin atë.

Gjatë konfliktit 22-mujor, Rusia dhe Ukraina shpesh kanë ekzagjeruar fitimet dhe humbjet që pretendojnë se i kanë shkaktuar njëra-tjetrës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori