LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme – Tifozi veshë fanellën e Anglisë, hyn në stërvitje të kombëtares (Video)

E pabesueshme – Tifozi veshë fanellën e Anglisë, hyn në stërvitje të kombëtares (Video)

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në kombëtaren angleze në përgatitjet për Euro 2015 që Tre Luanët po i zhvillojnë këto ditë.

Kombëtarja angleze mbajti sot stërvitjen e parë para Euro 2016.

Por, stërvitja e parë nuk shkoi pa një ngjarje të pazakontë, shkruan Telegrafi.


Një mashkull i cili gjendej në hapësirën ku ishin tifozë të ftuar nga Federata në St. Georges Park, tentoi futej në stërvitje dhe t’i bashkohej lojtarëve gjatë pushimit freskues.

Lojtarët janë shfaqur komplet të habitur dhe të pavetëdishëm derisa portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, ua bëri me dije pjestarëve të sigurimit se një tifoz ka hyrë në fushë.

Ai u largua nga fusha në mënyrë të qetë pasi bisedoi me Gary Leëin, para se të shoqërohej nga sigurimi.

FA e ka dënuar këtë sjellje të papranueshme duke shtuar se personi në fjalë ishte djali i një antari të klubit të nderuar nga Wembley.

Anglia do të zhvillojë miqësore me Australinë dhe Portugalinë para fillimit të evropianit. /Telegrafi/