Është një gjë e tmerrshme. Bashkëpiloti bën vetëvrasje, megjithëse për motivet e tij nuk dihet ende asgjë, ai e drejton avionin drejt humnerës duke shkaktuar me vetëdije vdekjen e 150 njerëzve. Vetëvrasja kthehet në vrasjen masive të bashkudhëtarëve të pambrojtur dhe të pafajshëm. Besimi, që pasagjerët kanë tek pilotët e tyre, në mbarë botën në mijëra fluturime në ditë, shpërdorohet. Dhe megjithatë ky makth është një rast i izoluar. Një rast i veçuar, që nuk të le të qetë.
Natyrisht që tani kërkohet shkaku. Përse bashkëpiloti ka vepruar kështu? Dhe kush mban përgjegjësi, apo është fajtor? A nuk është parë gjatë përgatitjes profesionale, se çfarë problemesh ka ky i ri? A nuk nevojiten më shumë psikologë gjatë trajnimit dhe provave? Kjo tingëllon jo keq dhe pak e thjeshtë. Sepse sa herë dështojnë psikologët pikërisht në konfliktet familjare? Sa herë psikologët nuk kuptojnë se çfarë karakteresh komplekse ulen para tyre. Dhe tani duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e përgatitjes së pilotëve, që shoqëria jetë e qetësuar. Jo, kjo nuk është zgjidhje. Për më tepër, ngaqë trajnimi i pilotëve të Lufthansës është i njohur në mbarë botë për cilësinë e tij.
Rrëzimi i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i fluturimit 4U9525 na lë pa mend. Ai na trondit dhe na huton. Ai na ngacmon, nuk na lë asnjë të qetë, na bën të heshtur dhe të dëshpëruar. Ne e marrim me mend dhe e ndjejmë dimensionin e këtij tmerri. Ne përpiqemi të kuptojmë, se çfarë ka ndodhur. Ne kërkojmë shpjegime racionale, që na e bëjmë më të lehtë, për të kuptuar horrorin në Alpet franceze. Por drama i sfidon mënyrat e thjeshta të të kuptuarit.
Njerëzit ndiejnë dhe vuajnë me familjarët e viktimave. Mediat (deri tani) tregohen të përmbajtura në lidhje me dhimbjen e familjeve. Koncerni Lufthansa shfaq në mënyrë mbresëlënëse tronditjen dhe u premton të prekurve çdo ndihmë të nevojshme. Dhe politikanët kërkojnë të shtrëngojnë radhët në dhimbje. Vizita e presidentit francez Holande, e kryeministrit spanjoll Rajoy dhe e kancelares Merkel në vendin e rrëzimit e bën të qartë dhe e thekson këtë. Ishte një gjest i madh simbolik se Evropa, se evropianët qendrojnë së bashku.
Dhe gatishmëria më shumë se e përzemërt e francezëve për të ndihmuar në rajonet e largëta të Alpeve është e admirueshme. Ajo tregon se sa shumë i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjermanët dhe francezët, për herë të dytë brenda pak muajve. Në janar pas vrasjes së dymbëdhjetë redaktorëve të gazetës Charlie Hebdo dhe katër hebrejve në Paris nga terroristët islamistë dhe tani pës rrëzimit të shkaktuar qëllimisht. Edhe vetë kancelarja Merkel, zakonisht e ftohtë, tregoi sa shumë e ka prekur atë kjo dramë. Ajo tregoi ndjenja. Gjermania është në gjendje shoku. Gjermania mban zi.
(Marrë nga: DW)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City