E nisi futbollin në një klub të djemve, rrëfimi i Viola Avdulit për karrierën e saj: Ka pasur ndeshje që i kemi mposhtur meshkujt, krenare që luaj për Kosovën
Kosova mburret me mërgatën e saj, pasi shumë të ri e të reja kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme në shtetet e ndryshme nëpër botë.
Jo vetëm futbollistë, por së fundmi edhe futbolliste të suksesshme po rritën në shtetet evropiane, ku pastaj po i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës, për t’i mbrojtur ngjyrat e vendlindjes.
Njëra nga futbollistet e reja që premton shumë për të ardhmen, është edhe Viola Avduli, me prejardhje nga Gjilani, por që ka lindur dhe është rritur në Zurich.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Viola flet për karrierën e saj, ndeshjet me Kosovën si dhe të ardhmen.
21-vjeçarja fillimisht ka treguar që futbollin e ka nisur në moshë të re, por në një klub të meshkujve.
“Futbollin e kam nisur qysh në moshën e re, pasi shkoja me vëllanë tim të luaj me shokët e tij në lagje. Një fqinjë i yni i cili është trajner më ka pa në rrugë duke luajtur dhe më ka marrë në ekipin e tij, kuptohet ka qenë ekip i meshkujve ku kam filluar të stërvitem në moshën gjashtë vjeçare”, filloi rrëfimin e saj Viola.
Avduli tregon se ka qëndruar në këtë klub të meshkujve për pesë vite, para se në moshën 11 vjeçare t’i bashkohet gjigantit zviceran Zurich.
“Karrierën e kam nisur me një skuadër të meshkujve në moshën gjashtë vjeçare, ku kam qëndruar deri në moshën 11 vjeçare, pastaj kam kaluar te Zurichu në konkurrencën e femrave”.
Ajo tregon se ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Zurichut, ndërsa verës pritet t’i bashkohet ekipit të parë.
“Fillimisht kam luajtur për U14, U16, U19 tani jam te U21 ndërsa kam marrë ftesë nga trajneri i ekipit të pare të femrave të Zurichut për t’i luajtur disa ndeshje në fazën përgatitore”, tha Viola.
Tutje mbrojtësja e majtë e Kosovës, ka treguar edhe vështirësinë që ka pasur për të luajtur në një skuadër të meshkujve.
“Nuk ka qenë shumë e vështirë fillimi, por me kalimin e viteve u bënte edhe më vështirë pasi djemtë rriteshin dhe kishin më shumë fuqi fizike. Por gjithsesi më ka ndihmuar shumë që të fitojë përvojë”, ka deklaruar Avduli për Telegrafin.
Reprezentuesja kosovare ka thënë se ka luajtur me ekipin e Zurichut edhe përballë meshkujve, ku ka pasur ndeshje që edhe i kanë mposhtur.
“Sa kemi qenë pjesë e U16, kemi pasur edhe ndeshje kundër meshkujve në atë kategori. Ka qenë vështirë, por ka pasur ndeshje kur edhe kemi triumfuar edhe pse kemi qenë ekip i femrave”.
Viola karrierën e saj e ka nisur në repartin ofensivë, por me kalimin e viteve ajo është rikthyer në mbrojtje, ku tani aktivizohet në krahun e majtë të këtij reparti.
“Deri në kategorinë U14 kam qenë një sulmuese, ndërsa kur kam dalë te U16 trajnerja më ka inkuadruar në mbrojtje pasi ka parë që kam aftësi të mira”, tha Viola ku fillimisht zbuloi se ka pasur frikë të luaj në repartin defensivë.
“Fillimisht kam pasur frikë të luaj si mbrojtëse pasi kam qenë më e vogël në U16 dhe frikësohesha se mos po e humbas topin, por me kalimin e kohës kam fituar përvojë dhe tani ndihem shumë mirë edhe në këtë pozitë”, tha Avduli.
Avduli ka treguar se ka qenë ëndërr e saj për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës, ëndërr që tanimë e ka bërë realitet.
“Ka qenë ëndërr për mua të luaj për Kosovën dhe kur më kanë ftuar fillimisht kam qenë shumë e lumtur. Kam luajtur në pesë ndeshje deri më tani dhe ka qenë kënaqësi për mua ta vesh fanellën e vendit tim”, vazhdoi tutje Avduli.
Tutje futbollistja 21-vjeçare ka folur edhe për ndeshjet më të mira që ka luajtur me fanellën e Dardaneve.
“Ndeshja më e mira për mua me fanellën e Kosovës është ajo kundër Turqisë, ku me një futbolliste më pak kemi arritur të marrim një pikë,duke treguar se të bashkuara mundemi të bëjmë gjëra të mëdha. Edhe ndaj Holandës ka qenë një eksperiencë shumë e mirë,pasi kemi pasur përballë kundërshtarë tejet të vështirë, por që kemi mësuar shumë gjëra të mira nga ato përballja me futbollistet holandeze”, tha futbollistja kosovare.
Synimi i vajzës nga Gjilani është që të jetë titullare në ekipin e parë të Zurichut, ndërsa në të ardhmen thotë se ëndërron të luaj në kampionatin spanjoll ose atë anglez.
“Synimi im është që të luaj rregullisht me ekipin e parë të Zurichut për të marrë përvojë, ndërsa një ditë ëndërroj të luaj në Spanjë ose Angli”.
Te Zurichu Viola luan së bashku me shoqen e saj Argnesa Rexhepin, ku thotë se nganjëherë nuk mungon edhe komunikimi në gjuhen shqipe gjatë ndeshjeve.
“Në stërvitje natyrisht komunikojmë thuajse vetëm shqip, por edhe në ndeshje edhe pse më rrallë, pasi ajo po luan në sulm ndërsa unë në mbrojtje, jemi pak larg”, thotë Viola duke qeshur.
“Por gjithsesi kur dua të harkojë në drejtim të saj i them shqip ta pranojë topin dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë si në fushë ashtu edhe jashtë fushave”, u shpreh futbollistja kosovare për Telegrafin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktorët e njohur po jetojë një përrallë në futbollin anglez – ngjisin sërish një kategori, në planet e tyre është edhe Messi
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike
Nuk ka avancime në bisedimet për kontratën e re, Juventusi mund ta shes njërin prej lojtarëve më të mirë këtë sezon
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën