LAJMI I FUNDIT:

E mundën Leipzigun, Bayerni dhuratë të madhe Ingolstadtit

E mundën Leipzigun, Bayerni dhuratë të madhe Ingolstadtit

RB Leipzig ishte kryesues në Bundesliga dhe pa humbje deri këtë javë që lamë pas.

Por ishte skuadra e Ingolstadtit që e mposhti me rezultat minimal për t’i shkaktuar humbjen e parë debutuesve të elitës së futbollit gjerman.


Kësisoj Ingolstadt do të shpërblehet nga Bayerni pas asaj fitore ndaj Leipzigut.

Ka qenë presidenti i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge që ka thënë se do t’i ofrojë një vagon me birra dhe salsiçe.

“Ditë e mrekullueshme ishte për ne, e morëm një fitore spektakolare dhe në anën tjetër humbi Leipzig”.

“Kush ka komshi të mirë si Ingolstadti edhe fiton nga ta. Ne do t’i bëjmë një dhuratë me një vagon birra dhe salsiçe”, deklaroi Rummenigge.

Ndërkohë dhuratën e Bayernit e ka pranuar edhe trajneri i Ingolstadt, Maik Walpurgis.

“Është një ofertë e mirë dhe e pranojmë me gjithë dëshirë. Nuk kam provuar ende salsiçe të bardha tradicionale bavareze. Do ta diskutojmë në klub këtë dhuratë të mirë”, u shpreh Walpurgis duke qeshur.

Kujtojmë që Ingolstadt vije nga rajoni i Bavarisë si Bayerni dhe Augsburgu që janë pjesë e Bundesligës. /Telegrafi/