LAJMI I FUNDIT:

E mbani mend objektin e çuditshëm në Hënë? Tanimë është publikuar një pamje më e qartë e tij

E mbani mend objektin e çuditshëm në Hënë? Tanimë është publikuar një pamje më e qartë e tij

Në dhjetor të vitit të kaluar, një gazetar nga portali Spacenews, i cili ndjek misionin e roverit kinez Yutu 2 në Hënë, njoftoi në Twitter se një nga fotot nga roveri në distancë regjistroi një objekt të panjohur në formë kubi.

Natyrisht, në të njëjtën kohë, filluan teori të ndryshme se nëse bëhej fjalë për alienët, dhe objekti u quajt “kasollja misterioze”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA) vlerësoi se ishte një trup që ishte rreth 80 metra larg nga roveri në atë kohë dhe tha se do të udhëzonte automjetin e saj t’i afrohej atij.

Nisur nga largësia, ajo deklaroi se roverit do t’i duheshin dy ose tre muaj për të arritur në këtë objekt të çuditshëm.

Por pas vetëm disa javësh udhëtim, roveri ishte mjaftueshëm afër për të bërë foto të reja të këtij “misteri”, që tregon qartë se në fakt bëhet fjalë për një shkëmb klasik hënor.

Në fakt, shkëmbi nuk ka as formë katrore, por kështu dukej në imazhin e parë për shkak “mashtrimit” të perspektivës, të dritës dhe hijes.

Ndërkohë CNSA publikoi një foto të re më të qartë të shkëmbit pak ditë më parë.

Një nga shkencëtarët vuri re se guri ka formën e një lepuri dhe se përballë tij ka shkëmbinj më të vegjël që i ngjajnë një karote.

Roveri Yutu 2 bëri uljen e parë të butë në botë në anën e largët të Hënës më shumë se tre vjet më parë – më 3 janar 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori