LAJMI I FUNDIT:

E mbajtën në kafiteri për një borxh dhe e sulmuan fizikisht, arrestohen dy të dyshuar në Suharekë

E mbajtën në kafiteri për një borxh dhe e sulmuan fizikisht, arrestohen dy të dyshuar në Suharekë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të privimit të kundërligjshëm të lirisë në Suharekë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:10.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull  kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën”, thuhet në raport.


Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/