Konferenca ndërkombëtare “HACK to LEARN and PROTECT’ me 23 Nëntor në Hotel Emerald në edicionin e saj të dytë sjellë shumë befasi dhe inovacion mbi sigurinë kibernetike. Ky event i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, i ka dhënë mundësinë “Albanian Cyber Asociation” për të sjellë në Prishtinë njohësit dhe ekspertët më të shquar të sigurisë kibernetike në rajon e më gjerë.
Konferenca e ndarë në panele diskutimi sjell temat më të nxehta e problemore të sigurisë online si blockchain, deepfakes, fake news, threat hunting, hacking and forensics. Me fjalë rasti konferencën do ta hap Nick Giacobbe – Charge’ d’Affaires nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Por, sivjet mëtojmë të shkojmë më larg, për t’ju qasur një problemi tepër të madh, të fushës së komunikimit dhe informimit. LAJMET E RREME “paketohen” aq mirë në mediat online saqë është tepër sfiduese të zbulohen. E gjithë kjo ka bërë që dezinformimi të shpërthejë si një bombë kudo. Viktimat dihen,janë qytetarët që nuk e dallojnë një lajm të rremë nga një lajm me burime dhe fakte të konfirmuara.
Mediat e kanë rastin më të mirë të mundshëm, për të aplikuar metodat më të reja e më të sigurta që të mbrohen nga sulmet kibernetike.
Pjesëmarrja në konferencë është hindride, fizikisht për një numër të limituar të pjesëmarrësve dhe onlajn për dashamirët e kësaj fushe. Linku për aplikim në konferencën gjeni këtu. Zgjedhni opsionin Invitation Only.
Një panel njohësish të kësaj problematike në Kosovë, synon të zbërthejë në cdo formë këtë cështje të marten, duke dhënë po ashtu konkluzat e rekomandimet mbi masat që duhet të merrën që kjo betejë mes gënjeshtres dhe të vërtetës të vihet nën kontrollë.
Nëpër të gjitha panelët kemi involvuar zyrtarë të lartë shtetëror të cilët do të flasin mbi të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në fushën e sigurisë kibernetike.
Metoda të sofistikuara dhe të pa detektueshme të hacking me arduino do të prezantohen nga hulumtuesi njohur i sigurisë Kastriot Fetahaj. Po ashtu hakerë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria do të paraqesin teknika më të reja të hacking dhe mënyra për tu mbrojtur.
Blockchain, kriptografia, vula elektronike dhe benefitet e saj do te prezantohen nga ekspertët dhe ligjëruesit e Universitetit te Prishtinës, Prof. Dr. Blerim Rexha dhe Vehbi Neziri.
Klorenta Janushi – Themeluese e Women4Cyber, dhe e përzgjedhur si TOP 100 femrat me influencë në Evropë për siguri kibernetike, do të prezantojë rrugëtimin e saj.
Aktiviteti më zhurmues i eventit është padyshim edicioni i gjashtë me hakerët etik “THE DAY WHEN HACKIN IS LEGAL VI” të cilët do të testojnë në aspektin e sigurisë kibernetike një numër të madh të portaleve të mediave vendore.
Dhe në këmbim do të shpërblehen me një buxhet prej 20000 dollarë të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Nëse jeni media e regjistruar në Kosovë, dhe dëshironi të testoni dhe siguroni portalin, mund të aplikoni në linkun këtu.
E nëse ndani pasion dhe keni njohuri në identifikimin e dobësive në portale, Linku për aplikim si haker këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të kushtojë më pak se 450 euro?
Gmail po ndryshon, prezantohen risitë
Gmail me funksion të ri
OpenAI gati ka dyfishuar vlerën – dhe tani ka një ofertë për punonjësit e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?