E majta: Të zbardhen emrat e qytetarëve të Maqedonisë që janë pjesë e „Panama dokumenteve“
Me zbulimin e aferës së quajtur „Panama dokumentet“ rrodhën të dhëna për shfrytëzimin e llogarive “of-shore” për derdhje të shumave të mëdha nga ana e të fortëve botëror. Vitin e kaluar, në aferën e quajtur „Swiss Leaks“, nga ana e organizatës së njëjtë e cila i publikoi të dhënat mbrëmë, u publikua që nëntë persona që kanë lidhje me Maqedoninë kanë poseduar llogari të ngjashme në një bankë zvicerane, në të cilat ka pasur 164 milionë dollarë amerikan, thonë nga partia e porsaformuar E majta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Edhe pse Prokuroria publike gjoja se ka hapur procedurë lidhur me këto ndodhi, opinioni ende nuk ka njohuri se si në mënyrë të paligjshme janë hapur këto llogari, çfarë prejardhje kanë ato mjete milionëshe. Aspak nuk jemi të befasuar që Prokuroria publike nuk ka ndërmend ta pastrojë rastin „llogaritë zvicerane“, njëjtë siç nuk ka ndërmend ta pastrojë edhe rastin e përgjimeve në Maqedoni. Nuk kemi iluzione që do të duan të hetojnë nëse ka ndonjë qytetar(ë) të përfshirë në aferën më të re me llogaritë “of-shore” në Panama. Prandaj, dëshirojmë që në mënyrë publike ti përkrahim dhe ti inkurajojmë gazetarët, të përfshihen në mënyrë aktive në zbardhjen e parave të fshehura“, thuhet në njoftim.
E majta i bëri thirrje Prokurorisë speciale publike të hap procedurë për këto raste të dyshimta të ndërlidhura me larje parash nga ana e politikanëve të korruptuar të Maqedonisë.
„Publiku duhet ta dijë nëse ka qytetarë nga Maqedonia që posedojnë llogari të paligjshme në „of-shore“ destinacionet, në çfarë mënyrë e kanë bërë këtë, dhe në çfarë mënyrë kanë arritur deri te ato mjete financiare që duhet ti fshehin. Vetëm me zbardhjen e kriminaleve të këtilla mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë“, porosisin nga E majta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq