LAJMI I FUNDIT:

E kuptoi se fitoi lotarinë pasi gjeti biletën “e humbur”, sot ajo është për rreth 198 milionë dollarë më e pasur

E kuptoi se fitoi lotarinë pasi gjeti biletën “e humbur”, sot ajo është për rreth 198 milionë dollarë më e pasur

Një gjyshe nga Iowa ka qenë një nga dy fituesit e çmimit Powerball prej 687 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lerynne West, 51 vjeçe, bleu tiketën e saj në një shitore në qytetin e vogël të Redfield, Iowa, ndërsa kishin blerë pica dhe kafe me motrën e saj.


Ajo tha se ishte një ditë e veçantë sepse ajo kishte blerë shtëpinë e saj të parë dhe kishte filluar të bartej, po atë ditë.

Fillimisht ajo mendoi se kishte lënë tiketën e lotarisë në çantën e saj, por ajo aksidentalisht e la atë në dyshemenë e kamionit të motrës së saj. Atje tiketa kishte qëndruar për dy ditë.

Kur një mik i kishte shkruar duke e pyetur nëse e kishte fituar – një ditë pas shpalljes së fituesve – West ka thënë se nuk kishte pasur mundësi të kontrollonte.

Ajo kontrolloi çantën e saj dhe kur e kuptoi se nuk e kishte aty, telefonoi motrën, e cila e kishte gjetur në kamion dhe ia kishte dërguar si fotografi përmes celularit.

Pasi kishte bërë krahasimin e tiketës me numrat e faqes së internetit të lotarisë, e kuptoi se kishte fituar.

“Unë i thashë motrës sime që shkojë ta marrë dhe të ma sjellë menjëherë”, ka rrëfyer West.

Tiketat e West dhe një tiketë e blerë në Nju Jork (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) kanë qenë ata që kanë ndarë çmimin prej 687 milionë dollarë të Powerball në “garën” e 27 tetorit.

Kështu, West kishte vendosur të marrë 198.1 milionë dollarët, pasi i janë zbritur taksat.

Opsioni tjetër për të ishte që të merrte paratë – prej 343.9 milionë dollarësh – në formë pensioni, për mbi 29 vjet. /Telegrafi/