LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon agjenti i lojtarit: Sule tanimë ka vendosur për klubin e ri

E konfirmon agjenti i lojtarit: Sule tanimë ka vendosur për klubin e ri

Niklas Sule ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayernin dhe ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë.

Përkundër që drejtuesit e Bayernit i ofruan rinovimin, Sule tanimë e ka vendosur që të largohet për një eksperiencë të re.


Ka qenë agjenti i lojtarit, Volker Struth që ka konfirmuar për Sport 1 se mbrojtësi tanimë e ka vendosur të ardhmen e tij.

“Klubi i ri është vendosur tanimë. Niklas së fundmi ka marrë një vendim dhe do të habitesha nëse do ta anulonte sërish atë vendim”, tha Struth.

Gara për qendërmbrojtësin gjerman është e lartë dhe kishte shumë kërkesa për të edhe në janar.

Chelsea, Newcastle United, Barcelona dhe Borussia Dortmund janë në garë për të.

Gjithsesi lojtari ka vendosur tanimë për klubin e ri, klub që pritet ta zyrtarizojë gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori