LAJMI I FUNDIT:

E konfirmojnë shkencëtarët amerikanë: Agjërimi është dieta më e mirë për një jetë të gjatë

E konfirmojnë shkencëtarët amerikanë: Agjërimi është dieta më e mirë për një jetë të gjatë

Një jetë e gjatë dhe e shëndetshme vështirë se mund të arrihet pa një dietë të shëndetshme e të balancuar mirë

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se ajo se sa herë një person ushqehet brenda dite sjell më së shumti përfitime.


Dr. Mark Matttson, profesor i neuroshkencës në një universitet të Amerikës, ka treguar se agjërimi me intervale të çrregullta (intermittent fasting) mund të jetë sekreti për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Ky lloj i agjërimit është një lloj diete ku keni të drejtë të hani vetëm në periudha të caktuara të ditës.

P.sh. ju e keni një kornizë kohore prej 6 orëve ose 8 orëve në ditë gjatë së cilës keni drejt të ushqeheni, transmeton Telegrafi.

Lloji i agjërimit që i riparon qelizat, gjenet, e parandalon kancerin dhe na mbron zemrën
Lexo po ashtu Lloji i agjërimit që i riparon qelizat, gjenet, e parandalon kancerin dhe na mbron zemrën

Dr Mattson thotë se proceset që zhvillohen përmes kësaj diete e përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak, e rrisin rezistencën ndaj stresit, e zvogëlojnë inflamacionin, etj.

Dëshmitë shkencore tregojnë se agjërimi me intervale të çrregullta e ulë edhe rrezikun e obezitetit dhe diabetit.

Veç kësaj, ky lloj i agjërimit e përmirëson edhe shëndetin e trurit. /Telegrafi/

Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni
Lexo po ashtu Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori