0Shares

Një formë e njohur e agjërimit, pra agjërimi në intervale të çrregullta (lexo anglisht: intermittent fasting) është një ‘program’ i ushqimit ku keni të drejtë të hani vetëm në periudha të caktuara të ditës.

Ka shumë lloje të ndryshme të këtij agjërimi, siç janë metodat 16/8 (ku 16 orë të ditës agjëroni dhe në kornizën 8 orëshe keni të drejt të hani) ose metoda 5:2 (ku 5 ditë të javës hani normal, por dy ditë tjera i kufizoni kaloritë në 500-600 për ditë).

Studime të shumta kanë treguar se ky lloj i agjërimit sjell shumë përfitime të fuqishme shëndetësore për trupin dhe trurin.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej këtyre përfitimeve, të cilat janë dëshmuar edhe shkencërisht.

1: Agjërimi e ndryshon funksionin e qelizave, gjeneve dhe hormoneve

Kur nuk hani për një periudhë të caktuar, disa gjëra ndodhin në trup.

P.sh., trupi fillon procese të rëndësishme të riparimit të qelizave dhe i ndryshon nivelet hormonale në mënyrë që yndyra të bëhet më e qasshme.

Këto janë disa prej ndryshimeve që ndodhin në trup gjatë agjërimit:

Nivelet e insulinës: Nivelet e insulinës në gjak bien dukshëm, gjë e cila ndikon në djegien e yndyrës.
Hormoni njerëzor i rritjes: Nivelet e hormonit të rritjes në gjak mund të rriten deri në pesëfish. Nivelet e larta të këtij hormoni e ndihmojnë procesin e djegies së dhjamit dhe rritjen e muskujve, por sjellin edhe shumë përfitime tjera.
Riparimi i qelizave: Trupi fillon procese të rëndësishme të riparimit të qelizave, siç është largimi i materialeve të panevojshme nga qelizat.
Gjenet: Fillojnë ndryshime fitimprurëse në gjene dhe molekula të caktuara që ndërlidhen me jetëgjatësinë dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve të ndryshme.

2: Agjërimi ju ndihmon të humbni peshë dhe dhjamë

Shumica prej atyre që i përkushtohen kësaj forme të agjërimit, e bëjnë për të humbur peshë.

Duke folur në përgjithësi, agjërimi në intervale të çrregullta ju bën të hani më pak shujta.

Veç kësaj, kjo formë e agjërimit e përmirëson edhe funksionin hormonal në mënyrë që të përshpejtohet procesi i humbjes së peshës.

Mënyrat e mahnitshme se si agjërimi ndikon në tru dhe në trup Mënyrat e mahnitshme se si agjërimi ndikon në tru dhe në trup

Nivelet e ulëta të insulinës, nivelet e larta të hormonit të rritjes dhe sasia e rritur e noradrenalinës ndikojnë që trupi ta përdor dhjamin në trup për energji, rrjedhimisht e djegë atë për të jetuar.

Për këtë arsye, agjërimi afatshkurtë e rritë shkallën metabolike deri në 14%.

3: Agjërimi e redukton rezistencën ndaj insulinës dhe e zvogëlon rrezikun e tipit 2 të diabetit

Tipi 2 i diabetit është bërë mjaft i zakonshëm dekadave të fundit. Karakteristika kryesore e kësaj sëmundje është niveli i lartë i sheqerit në gjak, në kontekstin e rezistencës së insulinës.

Çdo gjë që e redukton rezistencën e insulinës duhet të ndihmojë në zvogëlimin e sheqerit në gjak dhe të na mbroj nga tipi 2 i diabetit.

Në mënyrë interesante, agjërimi është dëshmuar se sjell shumë përfitime sa i përket rezistencës së insulinës.

4: Agjërimi është i shëndetshëm edhe për zemrën

Sëmundjet e zemrës për momentin janë vrasësi më i madh në botë.

Agjërimi është dëshmuar se i përmirëson shumë faktorë të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë shtypjen e gjakut, kolesterolin, trigliceridet në gjak, nivelet e sheqerit në gjak, etj.

5: Agjërimi dhe procesi i riparimit të qelizave

Kur ne agjërojmë, qelizat në trup e iniciojnë procesin e largimit të toksinave, që quhet autofagji.

Autofagjia është kur qelizat e forta në trup, në plot kuptimin e fjalës fillojnë t’i hanë qelizat më të dobëta në mënyrë që të bëhen më të fuqishme.

6: Agjërimi mund ta parandalojë kancerin

Kanceri është sëmundje e tmerrshme, e cila karakterizohet me rritjen e pakontrolluar të qelizave.

Agjërimi është dëshmuar të ketë efekte fitimprurëse në metabolizëm të cilat shpijnë në rrezik të zvogëluar të kancerit.

7: Agjërimi është i mirë për trurin

Çfarë është e mirë për trupin, shpeshherë është e mirë edhe për trurin.

Agjërimi i përmirëson funksionet e ndryshme metabolike të cilat njihen si të rëndësishme për shëndetin e trurin.

Kjo përfshin reduktimin e stresit oksidativ, inflamacionin e reduktuar, rezistencën e insulinës, reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak, etj.

Veç kësaj, studime të shumta kanë treguar se agjërimi mund ta rritë edhe rritjen e qelizave të reja nervore.  /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)