LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat e mahnitshme se si agjërimi ndikon në tru dhe në trup

Mënyrat e mahnitshme se si agjërimi ndikon në tru dhe në trup

Yjet si Beyonce dhe Hugh Jackman e kanë pranuar publikisht se ndjekin plane që përfshijnë agjërimin në mënyrë që ta formësojnë trupin

Por, si ndikon agjërimi i parregullt?


Mark Mattson është neuroshkencëtar shumë i aftë në fushën e tij, andaj edhe ka vendosur të na shpjegojë efektet e agjërimit të parregullt.

Fillimisht duhet të keni parasysh se agjërimi i parregullt është një plan 16/8 dhe që është mjaft i njohur në botën e shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Personat që i përkushtohen këtij lloji të agjërimit zakonisht konsumojnë ushqim brenda një kornize 8 orëshe gjatë ditës, ndërkaq 16 orë të mbetura agjërojnë.

Gjatë periudhës 16 orëshe, trupat e tyre përjetojnë ndryshime të cilat nuk u ndodhin personave që nuk agjërojnë.

Kur ju hani, ju ruani energji në mëlçi si glikogjen. Por, pas 10-12 orëve që nuk keni ngrënë, rezervat e glikogjenit do të jenë tejet të ulëta.

E mira e kësaj është se kur ka pak glikogjen, qelizat yndyrore në trup lirojnë yndyrë në qarkullim të gjakut. Qelizat yndyrore shkojnë drejt në mëlçi, ku pastaj shndërrohen në energji për trupin dhe trurin. Kështu, ju do të digjni yndyrë për të mbijetuar.

Mostrat e gjakut kanë treguar se personat që agjërojnë 12-24 orë përjetojnë 60% rritje të energjisë nga yndyra, ku ndryshimet më të mëdha ndodhin pas 18 orëve që nuk keni ngrënë.

Duke agjëruar vetëm 72 orë, ju e parandaloni kancerin dhe e rigjeneroni tërë sistemin e imunitetit
Lexo po ashtu Duke agjëruar vetëm 72 orë, ju e parandaloni kancerin dhe e rigjeneroni tërë sistemin e imunitetit

E mira e agjërimit të parregullt është se ju vendos në një gjendje të quajtur “ketozë”. Dhe kjo është arsyeja se përse hulumtuesit besojnë se agjërimi i parregullt mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Procesi i djegies së yndyrës liron kimikale që quhen ketone. Në tru, ketonet e nxisin lirimin e një molekule të rëndësishme që quhet BDNF. BDNF-ja ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e neuroneve dhe lidhjeve të neuroneve në zonat e trurit që janë përgjegjëse për mësimin dhe kujtesën.

Kjo e shpjegon faktin se përse rritja e prodhimit të ketoneve ua përmirëson kujtesën njerëzve me shenja të hershme të demencës brenda gjashtë javëve. Rritja e ketoneve në trup është edhe tretman i zakonshëm për pacientët që vuajnë nga epilepsia.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se nuk është e domosdoshme të agjëroni në mënyrë që t’i rritni nivelet e ketoneve. Përfshirja e më shumë ushqimeve yndyrore në dietë dhe shmangia e karbohidrateve mund të kenë efekt të ngjashëm.

Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike
Lexo po ashtu Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

Një grup i njerëzve që e kishin provuar këtë dietë për tre muaj, jo vetëm se kishim humbur peshë dhe dhjamë, por edhe kishin pasur shtypje më të ulët të gjakut dhe reduktim të hormonit IGF-1, i cili ndërlidhet me plakjen dhe sëmundjet e ndryshime.

Por, shkencëtarët kanë zbuluar se agjërimi i rritë nivelet e ketoneve më shumë. Dietat ketogjenike mund t’i rrisin ketonet deri në katërfish, por agjërimi mund t’i rritë nivelet e ketoneve deri në 20fish.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori