LAJMI I FUNDIT:

Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

Shanset janë se keni dëgjuar pak a shumë për dietën ketogjenike! Keni dëgjuar se e djegë yndyrën më shpejt, ju mbush me më shumë energji, i lufton sëmundjet, etj.

Edhe yjet e njohura i nënshtrohen dietës ketogjenike, duke përfshirë yllin Vinny Guadagnino, që ndan me tjerët receta dhe këshilla që i kanë ndihmuar t’i largojë 30 kilogramë, transmeton Telegrafi.


Por, çfarë është fillimisht dieta ketogjenike?

Ketogjeneza ka ekzistuar prej ditës së parë kur kanë ekzistuar njerëzit. Nëse hani sasi të vogla të karbohidrateve, truri mbetet pa glukozë – që i shërben si burim primar i energjisë.

Përfitimet shëndetësore që i sjell dieta ketogjenike
Lexo po ashtu Përfitimet shëndetësore që i sjell dieta ketogjenike

Por, trupit prapëseprapë i nevojitet karburant për të funksionuar, kështu që i merr rezervat e ketoneve të cilat mëlçia i krijon nga yndyra kur insulina në gjak është e ulët.  Ky proces njihet si ketoza: është njësoj sikurse kur një veturë hibride mbetet pa gaz dhe si karburant e përdor elektricitetin.

Çfarë mund të hani në një dietë të tillë?

Dieta ketogjenike kërkon që 60-80% e totalit të kalorive që i konsumoni të jetë yndyrë. Proteina duhet të jetë 20% e totalit të kalorive që i konsumoni, ndërkaq 10% duhet të vijë nga karbohidratet.

Çfarë përfshin mëngjesi, dreka dhe darka e një diete ketogjenike?

Dieta që i vret urie qelizat kanceroze, e trajton tipin 2 të diabetit dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt
Lexo po ashtu Dieta që i vret urie qelizat kanceroze, e trajton tipin 2 të diabetit dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt

Mëngjesi: 4 vezë, gjysmë avokado, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
Dreka: 115 gramë salmon me 1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë tufe asparagusi me 1-2 lugë gjelle gjalpë
Darka: Copa mishi të brinjve, dy tasa spinaq me vaj kokosi, dhe 55 gramë arra makadame. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori