LAJMI I FUNDIT:

E fut çdo ditë të bijën e sëmurë në varr, që të mësohet me “shtëpinë që e pret”! (Foto)

E fut çdo ditë të bijën e sëmurë në varr, që të mësohet me “shtëpinë që e pret”! (Foto)

Xhang Liyonga nga Sichuan i Kinës, e dërgon të bijën e tij Xinlei çdo ditë në varrin e hapur, që të mësohet me “ambientin” ku do të dërgohet pasi të ndahet nga jeta.

Babai që ka shpenzuar tërë kursimet për shërimin e dyvjeçares, po përpiqet t’i tregojë asaj se është e sëmurë dhe se nuk do të jetojë më gjatë, transmeton Telegrafi.


Mëson të bijën mos të frikësohet…

“Kemi humbur tërë shpresat; askush nuk na ndihmon ta shërojmë, derisa ne nuk kemi të ardhura”, ka thënë Liyong.

Mësohet se fëmija vuan nga një çrregullim në qarkullimin e gjakut, ndërsa për shërim i nevojiten shuma të mëdha parash. /Telegrafi/