LAJMI I FUNDIT:

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Një shofer i dehur që u ul prapa timonit të një veture tejet të fuqishme siç është Ford Mustang, të cilën e fitoi si dhuratë për ditëlindje, kishte humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur në një shtyllë në mes të një udhëkryqi në Çeki.

Kamerat e sigurisë nga rrugët e qytetit Hradec Kralove, shfaqin shoferin e pakujdesshëm i cili niset në të kuqen në udhëkryq dhe përplaset me një shtyllë, dhe më pas përfundon duke u përplasur në një veturë.


I paaftë që ta mbajë nën kontroll Mustangun që prodhon mbi 430 kuaj-fuqi, shoferi i dehur duket se nuk ishte as i vetëdijshëm që po del në të kuqen e lëre më që rriti shpejtësinë derisa i afrohej një veturë nga kahja e kundërt.

Në një moment dukej sikur vetura tjetër do të shpëtonte, por nuk ndodhi ashtu – Mustangu i verdhë e goditi në pjesën e pasme derisa bënte një kthesë prej 360 shkallë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia konstatoi se përveç se shoferi ishte i dehur, po ngiste veturën pa patentë shoferë. /Telegrafi/