LAJMI I FUNDIT:

A e dini se çfarë është ‘doomscrolling’? Nëse po, shmangeni atë

A e dini se çfarë është ‘doomscrolling’? Nëse po, shmangeni atë

Edhe nëse nuk e ke dëgjuar këtë term më parë, është e sigurt që është pjesë e jetës tënde

Drita që vjen nga ekrani i telefonit të jep në fytyrë një shkëlqim të frikshëm. Gishti i madh “shfleton” vazhdimisht mbi ekran, papritur një gropë dëshpërimi krijohet në stomakun tënd.

Pra, gjendesh e pushtuar nga lajmet negative.

Edhe pse titujt nëpër portale dhe komentet e ndryshme të bëjnë të ndihesh e dëshpëruar, përsëri depërton ndër to nga kureshtja dhe kjo shpjegon termin “doomscrolling”.

Çdo ditë shohim një listë të pafundme me aksidente, vrasje, përdhunime dhe nuk është për t’u habitur që kjo dëmton shëndetin mendor.

Një studim në një kolegj amerikan në lidhje më shëndetin mendor gjatë pandemisë, zbuloi se me rritjen e lajmeve për coronavirusin në muajin mars, u rrit më tepër përdorimi i telefonit dhe niveli i ankthit te studentët.

Pra, arrihet në konkluzionin se “doomscrolling” është mjaft i dëmshëm për shëndetin mendor. Ndryshe nga gjërat e tjera që bëhen të dëmshme kur konsumohen në sasi të mëdha, por nga ana tjetër të japin kënaqësi, si për shembull ëmbëlsirat apo ushqimet me shumë kalori, “doomscolling” nuk jep asnjë ndikim pozitiv.

Si mund ta ndalësh?

• Kur hyn në një media sociale duhet të mbash një qëllim në mendje. Pra shkon drejt shkrimeve pozitive dhe argëtuese, shkruan Class.

• Vendos një limit kohor. Ashtu siç ke oraret specifike gjatë ditës për të punuar, për t’u ushtruar apo për të fjetur, vendos edhe një orar për “doomscrolling”. Në këtë mënyrë ushqeni dhe kureshtjen për lajme negative.

• Më mirë se sa të biesh pre e këtyre lajmeve, lidhu dhe komuniko me miqtë. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në pjesën tjetër të ditës.

• Shpeshherë të mungon vet-ndërgjegjësimi. Duke bërë “doomscrolling”, mendja humbet dhe nuk e vë re se si ndihesh, fizikisht ose emocionalisht. Ti mund të mos e kuptosh se ndihesh e uritur, ose që jeni ulur në mënyrë të parehatshme, ose që ndihesh vetëm dhe ke humbur kontaktin me familjarët për njëfarë kohe.

Duhet të qëndrosh i vëmendshëm. Të jesh i vëmendshëm do të thotë të jesh këtu dhe të jesh tani. Kjo të jep një shans për të hyrë në kontakt me trupin dhe emocionet e tua, kështu do ta kuptosh se çfarë të nevojitet në të vërtetë.

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori