LAJMI I FUNDIT:

A e dini kur është koha më e mirë për të konsumuar ujë?

A e dini kur është koha më e mirë për të konsumuar ujë?

Trupi i njeriut përmban rreth 60 për qind ujë dhe çdo qelizë e trupit ka nevojë për ujë që të funksionoj në mënyrë të duhur.

Konsumimi i sasive adekuate të ujit ndihmon në:


– Humbjen e peshës

– Shërimin e migrenës dhe dhimbjeve të kokës

– Lëkurë më të shndritshme

– Heq lodhjen

– Përmirëson tretjen dhe heq kapsllëkun

Është fakt i njohur se ne duhet të pimë të paktën tetë gota ujë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm, por a e dini cila është koha më e mirë për t’i konsumuar këto gota ujë?

Gota e parë

Posa të zgjoheni konsumojeni gotën me ujë. Nëse është e mundur, pini ujë të nxehtë, pasi që ndihmon në rihidratimin e trupit, heq toksina dhe e përmirëson procesin e metabolizmit.

Gota e dytë

Mëngjesin duhet ta hani të paktën 30 minuta pas konsumimit të gotës ës parë me ujë. Gota e dytë me ujë duhet të konsumohet një orë pas shujtës së mëngjesit pasi që do t’i ndihmojë trupit t’i absorboj vlerat ushqyese.

Gota e tretë dhe e katërt

30 minuta para drekës duhet ta konsumoni gotën e tretë me ujë. Mos konsumoni ujë mes shujtave pasi që mund të ketë efekte negative. Gota e katërt me ujë duhet të konsumohet një orë pas dreke sepse do të shpejtoj procesin e tretjes dhe absorbimin e vlerave thelbësore ushqyese.

Gota e pestë

Kur e keni pauzën apo pushimin, në vend të kafesë apo çajit konsumoni lëng natyral ose ndonjë pije tjetër pa sheqer. Kjo jo vetëm që do t’ju mbaj të hidratuar, por edhe do t’ua aktivizoj mendjen.

Gota e gjashtë dhe e shtatë

Dy orë para darkës duhet të pini gotën e gjashtë. Kjo do të ndikojë që ju të mos hani më shumë se që duhet gjatë darkës. Gota e shtatë duhet të konsumohet një orë pas darkës, pasi që veç e dini se si ndikon.

Gota e tetë

Gota e fundit me ujë duhet të konsumohet një orë para gjumit. Ajo do të ndihmoj në procesin e ringjalljes së qelizave gjatë gjumit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori