E dashura shtatzënë e Boris Johnson, Carrie Symonds, është duke vuajtur nga simptomat e infeksionit me coronavirus.

32-vjeçarja ka qëndruar në vetizolim së bashku me kryeministrin britanik, pasi ky i fundit ishte infektuar me COVID-19.


“E kam kaluar javën e fundit në krevat me simptomat kryesore të coronavirusit. Nuk kam pasur nevojë të testohem dhe pas shtatë ditësh pushim, ndihem më e fortë dhe jam duke u shëruar”.

BorisJohnosnedashura 2 Carrie Symonds dhe Boris Johnson (Foto: Dan Kitwood/Getty Images/Guliver)

“Të jesh shtatzënë dhe me COVID-19 natyrisht se është shqetësuese”, ka shkruar Symonds në Twitter.

Partnerja e Johnson është në javën e pestë të shtatzënisë dhe pritet të martohet me kryeministrin gjatë verës. /Telegrafi/