LAJMI I FUNDIT:

E alkoolizuan, e dhunuan dhe e rrahën të miturën, arrestohen tre persona në Strumicë

E alkoolizuan, e dhunuan dhe e rrahën të miturën, arrestohen tre persona në Strumicë

Prokuroria themelore publike në Strumicë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një vajze 21 vjeçare e cila dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale – dhunim të fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Për të njëjtën ngjarje, prokurori publik kompetent ka dorëzuar kërkesë tek gjyqtari për fëmijë në Gjykatën Themelore në Strumicë për fillimin e procedimit përgatitor ndaj dy fëmijëve në kundërshtim me ligjin për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer vepra që me ligj janë përcaktuar si vepra penale – Dhunimi i një fëmije që nuk ka mbushur moshën 15 vjeç.


Gjatë festës së Vitit të Ri në shtëpinë e njërit prej të miturve, e dyshuara, me vetëdije, ka ndihmuar dy fëmijë të lindur në vitin 2007, duke përdorur forcë, për të dhunuar një vajzë të lindur në vitin 2010. E dushuara fillimisht e ka dehur viktimën e ka zhveshur në njërën nga dhomat, duke i lejuar dy të miturit të dhunojnë vajzën, e cila ka rezistuar gjatë gjithë kohës. Pas gjithë ngjarjes, e dyshuara ia ka veshur rrobat viktimës dhe ka filluar ta godasë me shqelma dhe shuplakë në pjesën e kokës.

Prokurori publik ka dorëzuar kërkesë për paraburgimit ndaj të dyshuarës. Propozimi është pranuar dhe gjyqtari me vendim i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Për dy fëmijët do të propozohet një masë në përputhje me nenin 115 të ligjit për drejtësinë për fëmijët – vënia e tyre nën mbikëqyrjen e Qendrës për Çështje Sociale.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori