LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçarja qëndron e varur në një shtyllë në 9 metra lartësi, rituali i çuditshëm fetar në Tajlandë që ka habitur të gjithë

Dyvjeçarja qëndron e varur në një shtyllë në 9 metra lartësi, rituali i çuditshëm fetar në Tajlandë që ka habitur të gjithë

Një vajzë e vogël është parë duke qëndruar e varur në një shtyllë në mbi 9 metra lartësi – ku sikur kjo të mos mjaftonte ajo më pas qëndron me këmbë lartë e kokën poshtë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq dyvjeçaren që mori pjesë në një ritual fetar në festivalin “Phuket Vegetarian” ndryshe i njohur edhe si “Nine Emperor Gods”, që mbahet çdo vit më 23 tetor në Tajlandë, transmeton Telegrafi.


Vogëlushja mundohet me tërë forcën të mbahet në shtyllën e drurit nga frika se mund të bie, madje në një moment fillon të qajë – por një burrë ngjitet me shpejtësi në shtyllë për ta marrë.

E kur të gjithë menduan se do të zbresin poshtë, ai filloi të bëjë akrobacione me të sikur të ishte një kukull. Sidoqoftë, për fat të mirë ata më pas zbritën në tokë, dhe nuk raportohet se kanë pësuar as edhe më të voglin lëndim.

Pamjet e “katapultimit” të vogëlushit janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë kritikuar veprimin duke e cilësuar si rrezikim të jetës së djaloshit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori