LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari i vetëm i gjallë i sulmeve terroriste në Paris: “Nuk kam frikë nga ju dhe nga aleatët tuaj”

I dyshuari i vetëm i gjallë i sulmeve terroriste në Paris: “Nuk kam frikë nga ju dhe nga aleatët tuaj”

“Heshtja nuk më bën kriminel. Heshtja është mbrojtja ime”. I dyshuari i vetëm i gjallë i sulmeve terroriste të Parisit, Salah Abdeslam nuk pranoi t’i rrëfehej gjykatës në Belgjikë, dalja përpara së cilës përbën edhe të parën që shihet në publik pas arrestimit.

Sipas mediave, 28-vjeçari tha vetëm se myslimanët “paragjykohen si të pamëshirshëm”, e shtoi se e lë besimin e tij në dorë të Allahut e Profetit Muhamed.


“Nuk kam frikë nga ju dhe nga aleatët tuaj”, ishin fjalët e tij në sallën e gjyqit.

Gjithë çfarë Abdeslami kishte për të thënë ishte apeli i drejtuar Prokurorisë për ta mbështetur çështjen e saj në prova të prekshme e legjitime, e jo të “kapardiset për të kënaqur opinionin publik”.

Kaq foli i riu i shndërruar në personin më të kërkuar të Europës pas sulmeve të vitit 2015 në sallën e koncerteve “Bataclan”, stadiumin “Stade de France”, e disa restorante dhe bare të kryeqendrës së Francës, ku u vranë 130 vetë e u plagosën qindra të tjerë.

Pyetjeve të gjykatësit, ai refuzoi t’u përgjigjej.

Përballja e Abdeslamit me një gjykatë franceze nuk pritet të ndodhë përpara vitit 2019.

Akuzat që rëndojnë mbi të në Belgjikë nuk lidhen me ngjarjet tragjike të Parisit, ku i vëllai Brahim ishte një prej agresorëve, por me shkëmbimin e zjarrit që pati me forcat policore belge gjatë arratisë së tij.

28-vjeçari, shtetas francez i lindur në Bruksel nga prindër marokenë, është mbajtur deri tani në një burg pranë Parisit.

Prej andej u largua mëngjesin e së hënës në shoqërinë e një numri të madh makinash policie, e do të kthehet në Francë çdo mbrëmje përgjatë 4 ditëve që pritet të zgjasë procesi gjyqësor. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori